Kërkesat e grekëve, krizë votash
nga mazhoranca për reformën
Reforma territoriale ka hapur llogaritë e votave nëse ajo mund të miratohet ose jo. Debati i fundit lidhur me mënyrën se si do të bëhet ndarja e zonave minoritare ka vënë në pikëpyetje garancinë e votave te mazhoranca.
TIRANE- Reforma territoriale ka hapur llogaritë e votave nëse ajo mund të miratohet ose jo. Debati i fundit lidhur me mënyrën se si do të bëhet ndarja e zonave minoritare ka vënë në pikëpyetje garancinë e votave te mazhoranca. Disa prej deputetëve të PS e LSI janë me kombësi greke, gjë e cila ul numrin e votave të shumicës.
LlogariaAktualisht mazhoranca ka 85 vota në Kuvend. Por nga 85 vota, tre deputet janë me kombësi greke dhe përfaqësojnë interesin e minoritetit helen në Shqipëri. Fakti se PBDNJ e OMINIA kërkojnë krijimin e zonave me shumicë greke në Himarë, Livadhja e Dropull ka bërë që nga mazhoranca të lindin dyshime për këto pretendime të tyre.
Konkretisht PS e LSI kanë propozuar një ndarje territoriale që të garantohet një barazi ndërmjet popullsisë shqiptare dhe asaj greke në zonat minoritare. Për ta Himarës duhet t’i bashkëngjitet Vranishti dhe Kurveleshi, zona të cilat janë krahina Labërie. Por kjo gjë duket se nuk i shkon përshtat kërkesave që kanë përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri. Konkretisht Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së është edhe përfaqësuesi i OMONIA-a në Kuvend, i cili do të mbrojë pretendimet për krijimin e zonave të pastra greke në Shqipëri. Krahas tij, edhe Vangjel Tavo, deputeti i LSI-së është i zgjedhur nga krahina minoritare e Dropullit, zonë e cila gjithashtu do të dalë më vete.
Pavarësisht se ata janë në mazhorancë, fakti se qeveria mund të votoj draftin me 39/47 njësi vendore, do të çojë që tri deputetët minoritar të mos japin votën e tyre pro, pasi kërkojnë që të ketë një ndarje ndryshe të krahinave minoritare. Kësisoj nga 85 vota, mazhoranca do të shkojë me 82 vota. Gjë e cila e bën të pamundur për të votuar këtë reformë të vetme, ndaj dhe do të duhet të paktën konsensusi me deputetët e PDIU.
ÇamëtKriza e interesave ndërmjet deputetëve minoritarë grek dhe mazhorancës sjell në lojë deputetët çam. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka në përbërje të saj 5 deputet të cilët mund të bëjnë ndryshimin e votave në Kuvend. Krahas tyre edhe deputeti Nard Ndoka që është i pavarur mund të bashkohet me qeverinë për këtë nismë duke ndryshuar sërish raportin përsa i përket interesave greke mbi shtetin shqiptar. Konkretisht nga 82 deputet që mbeten nga mazhoranca për reformën, mund të shtohen edhe 6 të tjerë ku përfshihet Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Aqif Rakimi, Omer Mano dhe Nard Ndoka. Ose të paktën Ndoka e Idrizi duke siguruar numrin 84, në rast të tërheqjes së tri deputetëve të njohur si përfaqësues të komuniteteve minoritare.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1749
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35