“Kërkimi dhe edukimi në shkencat natyrore”, konferencë shkencore ndërkombëtare në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës
SHKODËR, 8 Nëntor/ATSH- Gaspër Marku/- Studiues dhe pedagogë të shkencave të natyrës të rajonit te Ballkanit ishin mysafire për tre ditë me rradhë në qytetin e Shkodrës, ku morën pjesë në Konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare “Kërkimi dhe edukimi në shkencat natyrore”, të fokusuar tek tema “Harmonizimi i studimit mjedisor dhe mësimdhënia me politika të qëndrueshme”. […]
/ATSH- Gaspër Marku/- Studiues dhe pedagogë të shkencave të natyrës të rajonit te Ballkanit ishin mysafire për tre ditë me rradhë në qytetin e Shkodrës, ku morën pjesë në Konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare "Kërkimi dhe edukimi në shkencat natyrore", të fokusuar tek tema "Harmonizimi i studimit mjedisor dhe mësimdhënia me politika të qëndrueshme". E organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, në bashkëpunim me Shoqatën Mjedisore Ballkanike (Balkan Environmental Assocatiation, B.EN.A), fokusimi kryesor ishte diskutimi rreth metodologjive të mësimdhënies së shkencave të natyrës në të gjitha nivelet e shkollimit dhe mësimdhënies me politika të qëndrueshme për mjedisin.Sesionet kryesore të kësaj konference trajtuan tema të lidhura me hulumtimet në shkencat natyrore të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës, ekologjinë e ajrit, tokës dhe të ujit, menaxhimin e mjedisit, didaktikën e shkencave natyrore në shkollë, shëndetin dhe sigurinë e mjedisit etj.
Për rektorin e Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, Prof.Dr. Artan Haxhi, konferenca ka vleren e vetë të padiskutueshme, pasi përmes saj, përveç paraqitjes së arritjeve më të fundit shkencore, që vijnë si rezultat i kërkimit të drejtpërdrejtë, vihet në dukje që bashkëpunimi ndërmjet kërkuesve shkencorë të fushave të ndryshme të studimit dhe promovimi i punës së tyre ndihmon në mënyrë të pazëvendësueshme në zhvillimin e qendrueshëm në të ardhmen. "Është koha të zhvillojmë të njëjtin nivel të njohjes në disiplina të ndryshme për të kontribuar në qendrueshmërinë globale. Ky është shekulli i globalizimit dhe i zhvillimit të shpejtë të shoqërisë së dijes", u shpreh ai në përshendetjen drejtuar kësaj konference.
Ndërsa, Prof. dr. Adem Bekteshi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit "Luigj Gurajuqi" të Shkodrës, vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe nder për Universitetin e Shkodrës, veçanërisht për Fakultetin e Shkencave të Natyrës, që priti dhe kontribuoi në zhvillimin e konferencës së tretë shkencore ndërkombëtare.
"Energjia dhe varfëria", "Vizioni ekologjik për zhvillimin e qëndrueshëm.- Aspekte nga Shqipëria", "Vlerësimi i nanogrimcave për ekotoksicitetin dhe impaktin mjedisor", "Niveli i përqendrimit të pesticideve dhe vlerësimi i rrezikut ekologjik në sipërfaqen e ujërave natyrore dhe sedimenteve në Greqi", ishin disa nga temat më interesante të mbajtura në këtë konference nga Adem Bekteshi dhe Dhimitër Dhora të Universitetit të Shkodrës, si dhe Fokion K.Vosniakos, Ashok Vaseashta, Ioannis Konstantinou, Georgios Karras të universiteteve të rajonit.
Kryebashkiakja e Shkodrës,
Voltana Ademi, e pranishme në këtë konference, krahas përshëndetjes që i bëri pjesëmarrësve përfitoi nga rasti të prezantoi një pjesë të projekteve të Bashkisë në lidhje me disa metoda inovative në administrimin e informacionit. Është e rëndësishme të mësosh duke punuar. Ne mund të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku, për të mirën e Shkodrës", tha Ademi, ndërsa propozoi një bashkëpunim në kuadër të këtyre projekteve për menaxhimin e informacionit me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Prof. dr. Fokion Vosniakos, duke folur në emër të Shoqatës Mjedisore Ballkanike (Balkan Environmental Assocatiation, B.EN.A), shprehu kënaqësinë dhe krenarinë për pjesëmarrjen në këtë veprimtari shkencore, të cilat po bëhen tshmë traditë në organizimin e tyre. Ai i akordoi dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, prof. dr. Adem Bekteshi, një titull mirënjohjeje nga Balkan Environmental Assocatiation, B.EN.A, për kontributin e vazhdueshëm në organizimin e kësaj konference shkencore ndërkombëtare.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.3%
-
As i mirë as i keq
35.2%
Vota total: 645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08