VERONA- Një shqiptar i kërkuar pothuajse në të gjithë Europën, është arrestuar sapo ka zbarkuar në aeroportin e Veronës.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjermania, teksa ishte në kërkim për krime kundër pronës. Shqiptari u kap më 1 nëntor, teksa Gjykata ka aprovuar masën e arrestit dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit.
Pas uljes në Verona me një fluturim nga Tirana, shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u paraqit në kontrollin e pasaportave. Nga kontrolli i dokumenteve i kryer nga policët e shërbimit në aeroportin "Valerio Catullo", ndaj 31-vjeçarit u konstatua një urdhër-arresti evropian, me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjermane.
Pasi u shoqërua në polici, oficerët e hetuan më tej: 31-vjeçari në fakt ishte në kërkim nga autoritetet e Hamburgut, pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi të huaj kriminal ‘skifterësh’ të specializuar për vjedhjet me banesa, shkruan "Il Gazzettino".
Për këtë arsye u arrestua nga oficerët e Policisë Kufitare dhe tani ndodhet në burgun e Veronës.