Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi gjatë vitit 2023, së bashku me të tjerë, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të vendit fqinj, është arrestuar nga policia e Mirditës.
Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar Martin Zheri (Tirtja) masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Për secilën grabitje, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.
Po ashtu, policia e Dibrës ka vënë nën hetim 37-vjeçarin me inicialet G.N., i cili drejtonte automjetin me të cilin lëvizte 35-vjeçari, duke e akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ndërkaq, Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e Martin Zherit.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”.
Në kuadër të operacionit u kap teksa lëvizte me automjet në Rrëshen, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. Zh. alias M. T., 35 vjeç.
Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.
Më tej, në vijim të operacionit “Mekanizmi”, nisi procedimi penal, për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, për shtetasin që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte 35-vjeçari, G. N., 37 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Ndërkaq, Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit M. Zh. alias M. T., në Itali.
Komente








Policia ka rrjellur fare nga trute, nuk mbahen fare. Si mund te arrestosh dike qe ka ne makine nje person qe eshte shpallur ne kerkim 2-3 vite me pare? Madje shpallur ne kerkim ne nje vend te huaj. Ne kete menyre nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk mund te jete subjekt i arrestimitper motive nga me qesharaket.
Përgjigju