Kërkohet arrestimi i Arben Ahmetajt, Ngjela për Report TV: Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do të kalojë djathtas

Prokuroria e Posaçme i kërkon Parlamentit autorizimin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

“SPAK siç duket ka nisur ta marrë veten. Mund ta ketë kërcënuar në kuptimin politik të fjalës” komenton avokati Spartak Ngjela në një intervistë me skype për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, mesditën e sotme, pak orë pasi u mësua se SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin.   

Por si do të jetë vijimësia?

Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Nuk është aq e thjeshtë. Është i fshehtë votimi por shumicën e ka Rama dhe Ahmetaj është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Deri tani ta nuk ka folur Rama por prokuroria. Nëse Rama nuk ia jep lejen do ta ketë më keq ky se fyhet SPAK. Duhet të presim çfarë do të ndodhë në parlament. Nëse ky bëhet pentito (i penduar) shkon Rama në burg. Nuk ua thotë njeri tjetër këtë. Mbaje shënim. shkon Rama në burg. Nuk ua thotë njeri tjetër këto.

Nëse Kuvendi i jep 71 vota që ky të arrestohet prishet marrëdhënia e tij me Ramën. Dhe ai nuk ka më shprese tek Edi Rama por tek pendimi.  Bëhet i penduar dhe nuk dihet çfarë ndodh” thotë Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu.

Nëse Kuvendi i hap rrugë SPAK atëherë Ametaj është personaliteti më i lartë socialist që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri. Pas kësaj Ngjela paralajmëron

“Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do kalojë djathtas.Mbaroi majtas se ska ku vete më do të shkojë djathtas” tha Ngjela. 

Në Partinë Socialiste burimet thonë se nuk do ta pengojnë aspak SPAK në hetimin e tij.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/07/2023 02:25

    Ahmetaj te behet /i penduar/ i drejtesise!! Ligji vertet e kercenon me 12-15 vjet,por si ne cdo rast tjeter te ketij niveli do ja hedhe me pak,ose me sherbim prove,Mjafton te shikosh rastin e atij /Kosit te holluar me uje/,ne mes te shumteve, sa u denua dhe qe akoma nuk i dihet fati.Me denime te tilla dhe me mungesa gjobash e mossekuestrim pasurie nuk /te pendohet/askush.I vetmi qe e pesoi keq nga keta /kollaret e bardha/ eshte ai i Cez-Dias,Ismailataj,a si quhet qe u denua me 11 vjet ne mos gaboj dhe ai u denua ose sepse ishte /muc per ideal/,ose ja punuan e ja drodhen,ose u hakmorren,por te shohim se si do t'a nxjerre mllefin kur te dale.

    Përgjigju
  • Avokat: 10/07/2023 19:27

    Nuk i duhesh me as dreqit me keto llogje kavaje qe ben tash 10 vjet. Te ka dale boja me idjotesirat me okë ndaj shko pirdhu ne ndonje cep se je bere qesharak me orkester. Te fala beju atyre te FBI-se se i ke shoke ti. Ku ka nevoje per FBI e per CIA ne kete vend ku ka plasur m.ti sheshit o gomar.

    Përgjigju
  • emri: 10/07/2023 19:06

    ky ehste ANAList dhe leshon vetem pordha e si plak grindavec qe eshte nuk i duhet vene re.

    Përgjigju
  • Riku: 10/07/2023 18:32

    E shet veten dhe jurist dhe analist... por mjafton ky arsyetim per te kuptuar se nuk eshte as njera as tjetra... si jurist duhet ta dije qe ligji nuk njeh majtas djathtas lart poshte se ndryshe eshte dhe prokurori per shok dhome... si analist ka qe kur rama ka ardhur ne pushtet qe bertet sigurisht per ndonje koceke do ta shikoni neser se si sala se si meta dhe as njera as tjetra as kjo e fundit sdo ti dale... ketij i dhurojne kohe televizive dhe mediatike si favor ndaj pushtetit thjesht qe te kete larmi ne syrin e publikut kunder opozites... nejse free choice :)

    Përgjigju
  • Ngjela: 10/07/2023 16:33

    Vazhdon me fatmir medium dihet

    Përgjigju
  • po ik o...: 10/07/2023 14:12

    po ik o avokat se asgje ske gjetur deri tani aman....fol kot

    Përgjigju
  • Adrian: 10/07/2023 14:12

    Mbaroi majtas se ska ku vete më do të shkojë djathtas” thote Ngjela. Cfare thu mer plak matuf,mbaroj majtas,thote teveqeli Ngjela,nuk mbaron kurre as majtas as djathas,as ne mes,cfare kane vjedhe keto,personat, behet nje ushtri e madhe.llogarit sa deputete ke pas keto 30 vite,ministra,kryetar bashkie,drejtora lart e poshte,shefa policie etj etj.Me hater po them qe 80% e tyre jane,ose kane qene, te zhytur ne corrupsion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Rama poston foto krah familjes së Ali Ahmetit: Kujtim nga një ditë e shënuar

FOTO/ Rama poston foto krah familjes së Ali Ahmetit: Kujtim nga një ditë e shënuar