Kërkohet ashpërsimi i Kodit Penal për abuzimi me të miturit, avokati: Mosha të rritet të bëhet 18 vjeç! Sociologia: Të edukojmë familjen

Partia e Lirisë depozitoi në Kuvend projektligjin, që synon rritjen e dënimit për fajtorët e abuzimit seksual, ndërsa propozon që mosha e të miturit kur krim marrëdhënia seksuale, qoftë kjo me dakordësi të jetë 16 vjeç dhe jo 14 saç parashikon aktualisht Kodi Penal. Ndërsa dënimi minimal për këtë vepër nga 7 vite që është sot të shkojë sipas PL në 10 vite.

Mirëpo avokati Alban Duraj në një intervistë për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv thotë se legjislacioni aktual ka mangësi, ndërsa në gjykimin e tij shton që mosha të rritet të bëhet 18 vjeç.

‘Ka një vakum mjaft të madh ligjor dhe kemi një përplasje midis Kodit Penal dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të miturit. Në nenin 3 paragrafi 5 thuhet se i mituri viktimë është çdo person nën 18-vjeç.  Ne kemi një përplasje lidhur me konceptin se çfarë do të quajmë të mitur. Nëse shohim kodin penal në nenin 100 për marrëdhëniet seksuale apo homoseksuale me fëmijë të mitur që nuk kanë arritur moshë 14 vjeç dënohet me burgim.

Këtu është problemi i madh që ne kemi, edhe ndryshimet s’kanë sjellë risi përveç rritje nga 14 me 16 vite. Duhet riparë në gjykimin tim duhet vendosur mosha 18 vjeç, një moshë më e pjekur sa i përket kryerjes së marrëdhënieve seksuale.  Janë propozuar që me këto ndryshime të rritet mosha për cilësimin si krim të marrëdhënieve me të mitur. Kemi pasur vakum edhe me pjesën e bashkëjetesës. Duhet riparë edhe Kodi i Familjes. Martesa të jetë për ata persona që kanë mbushur moshën 18 vjeç.’- tha avokati Duraj.

Sa i takon sociologes Eris Dhamo ajo nënvizon se ligji nuk mjafton që të ruhet familja, por duhet të edukojmë dhe mbrojmë fëmijët e sotëm dhe të ngremë zërin kur bëhen abuzime.

‘Ligji në çfarëdolloj vendi ka disa norma në varësi të vendit. Të të gjitha aspekteve që mbron apo nuk mbron një shoqëri. Ne krimet ndaj të miturve çfarëdolloj krimi nuk kemi një normë të lartë tolerance. Edhe qytetarët e thjeshtë ti pyes do të thonë nuk jemi dakord. Është e pakonceptueshme sesi një 14 -vjeçar të futet në marrëdhënie. Duhet të edukojmë dhe mbrojmë fëmijët e sotëm që nesër do të jenë krijues të familjes së të nesërmes.

E mirëpres vendimin nga 14 deri në 16 vjeç. Them se mund ta rrisim moshën. Elementi i dytë është se ne nuk mund të presim që ligji të na ruaj ne familjen. Në fakt është të ndikuarit në vlerat dhe normat e një shoqërie. Duhet të ruajmë secili familjen dhe fëmijën. Të ngremë zërin kur kemi të bëjmë me abuzime.

Kemi pafund njësi të qeverisje vendore për sa i përket programeve për mbështetjen e minorenëve që janë viktima. Ligji ka lënë hapësira mbi edukimin e sjelljes. Drejtësia dhe rendi në këtë vend përbëhen nga një sërë komponentësh. Duhet të ndryshojë rendi shoqëror që ne kemi.’- tha Dhamo.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/01/2024 00:19

    Abuzimi eshte abuzim,nuk ka rendesi seksual,ose jo,nuk ka rendesi 14,16,18,20,30,50,70 vjec.Po propozon te edukosh familjen.O.K,po na shpjego se si do te edukosh ate nenen qe nuk denonconte te birin per abuzim e probleme mendore se e kishte /pike te dobet/ dhe gruan e tij qe nuk e denonconte se /e donte/,apo ate prindin qe /martoi/ djalin e vet me ate vajzen edhe pse kishin diference te madhe moshe,apo ate babain qe kerkonte qe policia t'i lironin djalin,sepse vetem probleme mendore kishte e i duhej spitali,jo burgu,pavaresisht se ishte po ky djale qe kur i erdhi 5-minuteshi desh e vrau me arme te ftohte?!Si edukohen keta njerez?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari