Alket Hatija u arrestua 3 ditë më parë në qytetin bregdetar dhe ishte pagëzuar si “Zoti i drogës” nga italianët, që e kanë dënuar me 20 vite burg në 2015.
Për veprat penale për të cilat është akuzuar në Italia, Alket Hatia ka kryer dënimin në Shqipëri. Sipas vendimit të Gjykatës Alket Hatia është dënuar me 23 vite burg për disa vepra penale për trafikim droge drejt Italisë dhe krijim të organizatave kriminale.
Pas përfundimit të dënimit ai është liruar, ndërsa edhe pala mbrojtëse pretendon se nuk i është hequr emri nga sistemi. Në përfundim të shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi që ta linte të lirë, pasi e ka kryer një dënim në Shqipëri për akuzat nga shteti italian, por prokuroria e ka apeluar dosjen.
Policia: Hatia i dënuar në 2015 me 20 vite burg në Itali
Në njoftimin e Policisë së Shtetit në datë 8 Korrik, deklarohej se Alket Hatia është dënuar në 30.09.2015 me 20 vite burg nga Apeli në Itali për trafik droge.
‘Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale" Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90’ thuhet në njoftimin për mediat të policisë.
45-vjeçari akuzohet nga gjykata e Milanos në Itali se ka futur 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë në vitet 2002-2003 nga Shqipëria me një rrjet të super organizuar.
Italianët: Bosi jetonte në një bunker në Berat
Pas arrestimit pak ditë më parë në Shqipëri të shumëkërkuarit Alket Hatija, mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për 44 vjeçarin, që konsiderohej si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës, që ishte dënuar me 20 vjet burg.
‘Ansa’ shkruan se Alket Hatija fshihej në një vilë bunker në zonën e Beratit dhe lëvizte i rrethuar nga rojet, ndërsa u arrestua në Durrës teksa do të takonte një mik.
Sipas medieve italiane shqiptari nga janari në 2003 kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.
Sipas hetuesve, ai fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër, ndërsa droga vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve.
dy.b/shqiptarja.com