Kërkohet për pastrim parash, qeveria maqedonase nis procedurat për heqjen e shtetësisë së oligarkut ukrainas

Kërkohet për pastrim parash, qeveria maqedonase nis procedurat për heqjen e shtetësisë së oligarkut ukrainas

Pamje nga seanca kur u mor vendimi për dhënien e shtetësisë maqedonase për Oleksandr Onyshenko

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën procedurën për heqjen e shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko.

Vendimi u mor pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, në mbledhjen e Qeverisë, lidhur vendimin e këtij institucioni për ta pajisur Onyshenkon me shtetësi.

Drejtori i Agjencisë maqedonase të Sigurisë, Viktor Dimovski, ka thënë më 18 nëntor se janë bërë “lëshime të sigurisë” kur është marrë një vendim i tillë. “Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s, nuk është bërë, dhe është faji i një individi”, tha Dimovski para Komisionit parlamentar që ndjek punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Onyshenko, oligark kontrovers ukrainas, është pajisur me shtetësi maqedonase në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj 2022, bazuar në “dosjen e pastër”. Por, ai kërkohet nga Kievi për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit.

Ai është futur edhe në listën e zezë amerikane, për shkak se ka qenë pjesë e një rrjeti rus që dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Onyshenko ka edhe shtetësi ruse.

Ai ka qenë deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012, ndërsa pas ndërrimit të Qeverisë në vitin 2014, është bërë partner biznesi me presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit pati hapur lëndë kundër tij. Për pasojë, Onyshenko është arratisur në Spanjë. Autoritetet spanjolle patën vendosur për ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko më pas ka arritur të ekstradohet në Gjermani. Më 2020, Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim. REL

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje