Kërkohet tregtari Fatjon Fejzillari, familjarët dyshojnë se e zhduku shoku/ Tabulatet telefonike 'tradhtojnë' dëshminë e tij

Familjarët e Fatjon Fejzillari janë shprehur për Report Tv se ai kishte me vete 2.6 mln lekë në momentin që u nis për në Laç, ndërsa kanë shtuar se kanë dyshime për zhdukjen e Fatjonit tek shoku i tij Aleksandër Fadili. Ky i fundit ka qenë i pari që denoncoi më datë 30 prill 2018, por policia e arrestoi se kishte dyshime për përfshirjen e tij në zhdukjen e tregtarit. Fatjon Fejzillari e kishte marrë Aleksandër Fadilin si shofer, pasi nuk kishte patentë. Ndërsa tezja e të zhdukurit thotë se pas denoncimit, Aleksandri erdhi dhe lau makinën në Peqin duke ngritur kështu dyshime të forta ndaj tij. Fatjoni ishte i martuar që në vitin 2013 me Selena Senkën, me të cilën kanë një vajzë. Me shokun e tij Aleksandër, ata kishin filluar biznesin bashkë prej kohësh. Tashmë që ende nuk dihet për fatin e të riut,  familjarët e tij kanë ende dyshimet se personi që ka gisht në zhdukjen e Fatjonit, është Aleksandri….

E ëma e Fatjon Fejzillari u shpreh këtë të hënë në studion e "Pa Gjurmë" se beson më shumë se kurrë se vrasësi i të birit është pikërisht shoku i tij, Aleksandri. Ajo rrëfeu ditën kur iu komunikua se Fatjoni nuk ishte takuar me Aleksandrin ashtu sikurse e kishin lënë. "Shkova unë në Lac, më doli Aleksandri përpara. Ai më tha që kam bërë denoncimin sepse ai kishte lënë pashaportën dhe kartën e identitetit aty. Më tha që ka kontrolluar gjithandej, lokalet dhe kazinotë dhe Fatjonin nuk e kishte gjetur", tha ajo. E ëma e Fatjonit rrëfeu më tej se ia kishte kërkuar edhe telefonin e të birit Aleksandrit, pasi ky i fundit i kishte thënë se ia kishte lënë vet Fatjoni. Ajo pohoi se ia kishte rrëfyer dyshimet edhe vet atij, Aleksandrit.

Ky i fundit, sipas disa tabulateve telefonike ka dalë që në të vërtetë nuk ka qenë në Lac sikurse ka pretenduar. Tabulatet telefonike, teksa i lexoi edhe moderatoja Odeta Dume, tregojnë se në të vërtetë Aleksandri ka qenë në Kamëz dhe jo duke pritur Fatjonin në Lac. Nga ana tjetër, dëshmia e Aleksandrit në Polici ka qenë: "Ishim me makinë në Lac tek fusha e sportit, zbriti dhe mori cantën. E prita në qendër, por nuk erdhi. E prita deri në orën 00:00, i rashë telefonit dhe s'ma hapte, zilja i binte. Kishte me vete 2.6 milionë të ardhura të prodhuara nga fitimet. 1.6 milionë lek ishin të miat. Nuk njoftova gjatë natës sepse kisha frikë se mos ishte duke luajtur bixhoz dhe mendoja se do kthehej."

Pasi u zbardh edhe dëshmia që Aleksandri ka dhënë për Policinë, në studio përcolli një mesazh edhe babai i Fatjonit: ""Dua djalin tim, të gjallë apo të vdekur e dua nga shteti."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025