Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë padinë civile të deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila kërkonte 70 mijë euro dëmshpërblim nga deputeti i PS-së Eduart Shalsi.

Shkak i pushimit të dosjes është bërë mosparaqitja e Vokshit dhe përfaqësuesit të saj ligjor në seancën e 7 tetorit dhe për pasojë, gjyqtari Astrit Faqolli ka vendosur të pushojë çështjen.

Vokshi pak kohë më parë paditi deputetin e PS për shpifje, duke kërkuar prej tij një dëmshpërblim prej 70 mijë euro.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)