Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela Hajati ka dy fjalë për Dea Mishel: Ka pafund që kanë zemër të zezë...

Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela Hajati ka dy fjalë për Dea Mishel: Ka pafund që kanë zemër të zezë...

Ronela Hajati dhe Deamishel

Disa muaj më parë, një video e Dea Mishel që bënte batuta me fëmijët jetimë, bëri xhiron e rrjetit. E duket se ky moment është sjellë sërish në kujtesën e të gjithëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ditën e djeshme Dea Mishel ka kërkuar falje publike për një çështje të ndodhur para disa muajsh, ku ka postuar një video në Instagram teksa ka pyetur se si fëmijët jetimë vizatojnë shtëpinë e tyre. Për një periudhë kjo video u bë virale dhe të gjithë kanë reaguar kundra saj. Për atë video Dea ka kërkuar falje edhe më parë dhe ka vendosur ta bëjë përsëri brenda shtëpisë përpara banorëve dhe të gjithë publikut, ku është shprehur se nuk ka pasur atë qëllim.

Pas kësaj, këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka dalë në mbështetje të Dea Mishel. Ronela, ka ripostuar videon e momentin kur Dea kërkon falje për batutën për fëmijët jetim. Ronela, shkruan se e ka shumë xhan Dean, e se jo të gjithë ia njohin zemrën.

"Të kam shumë xhan, jo çdokush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti", shkruan këngëtarja e njohur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni