Kërkoi pezullim të dënimit se është i sëmurë, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën Adriatik Llallës! SPAK: Sëmundja se pengoi të kryente funksione të larta

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Avokat i tij Sokol Hazizaj u shpreh se "Gjykata e Apelit në Romë ka pranuar faktet e gjendjes së tij shëndetësore të rënduar dhe ka refuzuar në një farë mënyre kërkesën e autoriteteve shqiptare ekstradim. Italia e njeh gjendjen shëndetësore të rënduar dhe ka pezulluar ekstradimin. Çuditërisht gjykata shqiptare se njeh."

Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja tha: "Gjendja shëndetësore e Llallës është e njohur, por nuk është shkak për pezullim. Kjo gjendje ka qenë prej kohësh. Ka kryer funksione të larta dhe nuk është bërë pengesë sëmundja."

Ndërkohë ka një pikëpyetje se çfarë ndodh me ekstradimin e Lallës nga Italia. Kanë kaluar afatet për ta ekstraduar, por mesa duket vendimi i Apelit të Gjykatës së Romës i ka dhënë mundësi të qëndrojë në Itali sepse pasaporta e tij është e bllokuar nga autoritetet atje.

Kujtojmë se ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.

Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Ndërkohë Apeli i GJKKO-së, ka përjashtuar ish kryeprokurorin të kryejë funksione publike për 5 vite.

Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane pas kërkesës së Shqipërisë që kërkon ekstradimin e tij. Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksioniari shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHOKET: 22/04/2022 13:01

    Po kur pallonte Rovena Gashin nuk semurej , ky Kar-dinali Romes. Ik o legen. Burre I keq ne cdo drejtim si intelektual dhe moral.haha dhe shendetesor . te fala grave se I ke lene ne dore te sigurte ROVI Gashin dhe Gruan torollake me ate te gishtit te mesit ngrit..hahaha legen

    Përgjigju
  • ervin: 22/04/2022 12:31

    Te gjith hajdutet e kriminelat kur hyjne ne burg behen te semure...

    Përgjigju
  • Shaqo: 22/04/2022 11:33

    O Kraja, po paske nivel te ulet. Po qe se kryen detyra te larta shteterore dhe vjedh e abuzon, nuk eshte mire te denohesh, shteti te te trajtoje ne kujdes e te mbahe mire. O Sali cfare i ke bere ketij vendi ti, nuk ia beri turku per 500 vjet. Si duket Kraja ka ndjekur e ndjek shembullin e tij. Harram milionat qe merrni nga taksat e popullit.Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja