ELBASAN – Duke e shantazhuar me një video intime, një i ri nga Elbasani kishte në plan t’i zhvaste 500 euro një gruaje nga i njëjti qytet. Marjo Bici, 22 vjeç i ka kërkuar para shtetases M.B. 48 vjeçe duke i thënë se në të kundërt do t’i publikonte videon.
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit në kohën që do të merrte paratë e kërkuara.
Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan: pamjet filmike të bëra ndaj shtetases M.B., një aparat celular tip Nokia E 51 dhe 500 euro.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës së parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com