Kërkon lirinë me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

FIER- Seanca gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkon lirinë me kush, është shtyrë sërish në Gjykatën e Fierit. Drejtoria e Burgut të Fierit paraqiti në seancë raportin e sjelljes për Fredi Belerin.

Avokati i Belerit, Eugen Gjyzeli kundërshtoi shtyrjen seancës, duke thënë se është urdhri i kryeministrit Rama që ta mbajnë në qeli.

Në seancë ishte i pranishëm edhe Fredi Beleri, i cili zgjidhi të mos flasë, ndërsa tha vetëm se “nuk kam asgjë për të shtuar”. Gjyqtari Alfred Konomi kërkoi dhe një raport vlerësimi nga shërbimi i provës. Seanca e radhës u la më 2 shtator ora 10:00.

Kërkesa e Belerit për liri me kusht vjen pas betimit të tij si eurodeputet në Parlamentin Europian. Beleri shkoi në Strasburg pas lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ai ndodhet që prej muajit maj të 2023 pas hekurave dhe u dënua me 2 vite për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vrasës me pagesë dhe 'ushtari' i Martinajt, kush është Hektor Xheçuka që u shpall në kërkim për pengmarrjen në Tiranë! Dyshohet se u arratis në Dubai

Vrasës me pagesë dhe 'ushtari' i Martinajt, kush është Hektor Xheçuka që u shpall në kërkim për pengmarrjen në Tiranë! Dyshohet se u arratis në Dubai