Kërkon një mandat në zgjedhje, Rigerta Loku: Te 'Nisma Thurje' trokita unë! Diplomën e 'La Sapienzas' sot e kësaj dite s'ma ka parë askush

Fermerja Gerta Loku e cila tashmë ka zyrtarizuar kandidimin në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ka folur për planin e saj por gjithashtu ka treguar edhe se si është bërë pjesë e "Nismës Thurje".

Loku tha se ka qenë ajo që ka "trokitur" te "Nisma Thurje" pjesë e të cilës është edhe deputetja Rudina Hajdari. Më tej tregon se kur vendosi të futet aktivisht në politikë ka bërë dhe një itinerar i cili  e dërgoi te kjo parti.

"Nëse nuk merresh me politikën politika merret me ty. Ecja ime ka qenë një proces. Të bësh politikë normal se duhet të futesh në politikë por unë jam munduar që kur kam vënë këmbën në Shqipëri të bëj politikën time. Për mua sot kjo ishte një zgjedhje e domosdoshme. Kur vendosa që të futen aktivisht në politikë, ska shumë, kam bërë një itinerar me mendjen time dhe gjithë ky itinerat më dërgoi te Nnisma. Me "Nismën Thurje" ishte dashuri reciproke, kam trokitur unë te ata. Por kam prova se dhe do trokisnin te unë", tha Loku.

Gjatë intervistës është ndalur dhe te mbështetja ndaj fermerëve duke thënë se jemi vendi me buxhetin më të ulët për ekonominë në të gjithë ballkanin.

"Neve kemi buxhetin më të ulët për bujqësinë në të gjithë ballkanin. Pse japin kaq pak. Çdo sektor të mari atë që meriton. Jam e profilizuar te zhvillimi  rural por nisma thurje ka hartuar me kohë kartën dhe linjat ku do ecim. Nuk munden ata që janë atje të më vlerësojmë mua që jam në Rrushkull. Fuqizimi dhe i agjentëve loaklë të zhvillimit. Agjentët lokal nuk kanë një makinë që të vijnë te unë. Serbia e subvencionon fermerin serb. I jep para. Paraja e bën të fluturojë edhe lopën. Ne e marrim e blejmë ne skemi konsulenc. Na duhet makineri", tha Loku.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 3 vite, nga 30 shtatori i 2017 dita kur u ngjit për herë të parë në foltoren e Kuvendit, në një fjalim shumë të sinqertë siç rrallëherë shihet në Parlament, Rigerta Loku edhe sot identifikohet si ish-studentja e “La Sapienza” që u bë fermere në Mirditë. Por ende sot e kësaj dite diploma e saj me rezultate të shkëlqyera nga "La Sapienza” nuk i ka hyrë në punë, pasi siç deklaron ajo, askush nuk ia ka kërkuar që t'ia shohë kudo ku ka trokitur.

"Kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Sot e kësaj dite diplomat e mia si ka parë askush. Sikur unë ta kisha thënë dhe fjalë si ka par askush. Kam bërë një praktikë para 5 vitesh, mu desh ta ndërprisja për arsye shëndetësore personale. Kam parë diçka që politika e jashtme dua tua lë të tjerëve më pëlqen më shumë të merrem me atë që është brenda Shqipërisë", tha ajo

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lini: 01/12/2020 21:30

    Sa rren moj cuc...e para nuk banon ne ferme...e dyte ke garu per deputete dhe ne 2013 me FRD po more lesht...e treta ku ke punuar te hequr se je intrigante dhe se fundi....vetingu nuk te nxjetrr te paster...apo burgu burrit nuk quhet zonja Tushaj

    Përgjigju
  • Eva: 01/12/2020 10:53

    Fjalimi i mbajtur ne 2017 ka qene nje fjalim brilant. Mendoj se eshte vajze e zgjuar dhe nese punon me te njejtin pasion do arrije te kete sukses.

    Përgjigju
  • Uff: 01/12/2020 03:42

    Aman moj t'i thote dikush kesaj qe nuk eshte e vetmja ne bote qe paska diplome te La Sapienzes se na hapi barkun. Mos priste te vinin t'i luteshin hajde puno per mua,? Nuk them qe s'mund te jete e zonja, po gjithe kjo arrogance do ta bente edhe Ajnshtajnin te duken si rrote.

    Përgjigju
    • Per mirditorin: 01/12/2020 15:24

      Or ti nuk e ke ti te drejten te me thuash te mbyll gojen. Kush qenke ti qe ke te drejte te flasesh, ndersa une jo? As emer as figure ketu dhe e gjete ti nese merrem me llafe apo me vepra. Le qe kundershton veten ne nje cope paragrafi qe shkrove.

    • MIRDITOR: 01/12/2020 10:04

      nuk duhet te shprehesh sepse kalon per ziliqare per gjeloze, pra mbaje pervete mendimin. shqiperaia ka nevoj per njerz qe kan punu, jan marr me tregti, qe kan shetit boten, jan te afte, te shkathet, jo per llafazan e dembela apo njerz qe nuk din se qfar eshte puna. kjo duket e perkushtume por prap nuk me duket shume e afte! nuk kena nevoj per njerz qe qajn dhe vetem ankohen por per vepra. politikani duhet te jet edhe pak dinak se perndryshe te hajn te gjadh te t'jeret

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit