Kërkon të artën, federata e mundjes ankimon në CAS rezultatin e Valiev në çerekfinale! Pak shpresë për ndryshimin e vendimit
Ndeshja mes mundësit Valiev dhe Razambek
“Mendoj se është bërë një padrejtësi me Chermenin se sot mund të kishim një medalje ari dhe një bronzi, por këto dy medalje kanë shijen dhe aromën e arit,”-tha Sahit Prizreni, president i federatës shqiptare të mundjes.
Pas kësaj deklarate të dhënë për Report TV, federata shqiptare e mundjes ka ankimuar në gjykatën më të lartë sportive CAS, rezultatin e ndeshjes çerekfinale në Olimpiadën e Parisit, mes mundësit i cili përfaqësoi Shqipërinë Chermen Valiev dhe uzbekut Razambek. Ky i fundit fitoi me pikë teknike 6-5, por sipas federatës shqiptare të mundjes vendimi i arbitrave ishte i padrejtë.
Pavarësisht ankimimit në CAS në federatën e mundjes e dinë se ndryshimi i rezultatit është thuajse i pamundur, por këtë hap e ndërmorën si shenjë reagimi dhe proteste për atë që ndodhi në tapetin e mundjes.
Për fatin e Shqipërisë Valiev u ripeshkua dhe një ditë më pas, më 10 gusht fitoi dy ndeshjet që i siguruan Shqipërisë medaljen e parë historike në Lojërat Olimpike, edhe pse e bronztë. Bashkë me Valiev, medalje të bronztë për Shqipërinë më 11 gusht mori edhe mundësi Islam Dudaev, i cili garoi në kategorinë 65 kilogramë.
Për këto arritje që shënojnë sportin shqiptar, ekipi Olimpik një ditë më parë u prit me ceremoni zyrtare në aeroportin e Rinasit, ndërsa mundësve të cilët nderuan flamurin kuqezi përveç shpërblimit monetar prej 5 milionë lekësh u është premtuar edhe nga një apartament në kryeqytet.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.5%
-
E Komitetit Olimpik
12.4%
-
E qeverisë
4.1%
Vota total: 8405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
S’është vetëm Shqipëria, mësoni tre shtetet e tjera që siguruan medaljet e para në histori gjatë Lojërave Olimpike në Paris
12 Gusht, 15:49
-
VIDEO/ Pas ‘tuçit’ në Paris, Sahit Prizreni tenton të ‘barazojë’ Veliajn në Tiranë
12 Gusht, 14:06
-
Medaljet historike, Prizreni për Report TV: Donim më shumë! Ylli: Ishte objektivi i KOKSH-it
12 Gusht, 13:52
-
Shkruan historinë olimpike, Valiev dhe Dudaev priten në Tiranë me tapet të kuq e lule! Dy mundësit: Synojmë medalje të artë, Shqipërinë e kemi në zemër
12 Gusht, 10:02
-
Paris 2024/ Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA i merr Kinës vendin e parë me fotofinish! Medaljet e fituara në Olimpiadë, për Shqipërinë historike
12 Gusht, 08:31
-
Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi
11 Gusht, 22:43
-
Veliaj publikon videon e veçantë nga Parisi, hedh 'tuç' presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes: Sukseset kanë esencën e traditës
11 Gusht, 14:12
-
Paris 2024/ Dudaev rishkruan historinë e Shqipërisë, i siguron medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike
11 Gusht, 12:15
-
Paris 2024/ Veliaj për Report Tv: Për 3 mundësit do japim apartament! Krenar për sportistët e natyralizuar, po shkëlqejnë për flamurin kuqezi
11 Gusht, 11:24
-
A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?
10 Gusht, 22:14
-
I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj takon mundësin Chermen Valiev: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 21:26
-
Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur
10 Gusht, 20:53