Vehbi Hidri që 5 muaj më parë tentoi të korruptojë policët me 10 mijë lek është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 6 muaj burg. Por ky dënim u reduktua në 18 muaj në shërbim prove.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se, më dt.07.05.2015, rreth orës 11:28 shtetasi Vehbi Hidri duke qarkulluar me automjetin e tij tip “Volksvagen Caddy”, me targa AA301DJ në Rr.”Siri Kodra”, Tiranë ka kryer një parakalim të gabuar.

Kjo manovër është konstatuar nga punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor Artur Dhimitri e Bardhyl Shehi, që ishin të planizuar me shërbim në këtë aks rrugor. Për pasojë, punonjësit e policisë kanë ndaluar mjetin e drejtuar nga Vehbi Hidri dhe kanë proceduar me vendosjen e gjobës si masë administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Process-verbali i konstatimit të shkeljes me nr.rregj333 është përpiluar nga Artur Dhimitri. Në momentin kur, ky punonjës policie është afruar tek mjeti për t’i marrë nënshkrimin shtetasit Vehbi Hidri, ky i fundit pasi ka nënshkruar process-verbalin ka nxjerrë nga portofoli i tij dhe ka vendosur në bllokun e gjobave edhe një kartëmonedhë me vlerë 1 000 (nnjëmiljë) lekë, duke i thënë punonëjsit të policisë “dua të të respektoj”.

Në këto kushte, punonjësit e policisë Artur Dhimitri  dhe Bardhyl Shehi kanë kryer menjëherë arrestimin në flagrancë të shtetasit Vehbi Hidri.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)