Kërkoi pezullim të gjykimit për shkak të vendimit të ‘Strasburgut’ për Luan Dacin, GJKKO rrëzon gjyqtarin Fatos Lulo

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fatos Lulos, gjyqtarit të shkarkuar nga vetingu dhe të proceduar penalisht për fshehje dhe mosdeklarim pasurish, i cili kërkoi pezullim të gjykimit derisa të rishikohej vendimi për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë. Fatos Lulo pretendon se procesi ndaj tij nisi pas gjetjeve të vettingut, që ka pasur pjesë të trupit gjykues Luan Daci, i dënuar për falsifikim.

Për këtë, Lulo kërkoi rishikim të vendimit të KPA-së dhe në të njëjtën kohë pezullim të procesit penal që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Nga ana tjetër, prokuroria pretendon se hetimet ndaj Lulos nisën pas verifikimeve të SPAK, që rezultoi se ka fshehur një pasuri, e llojit apartament me sipërfaqe 172 m2 në rrugën e Durrësit Shkak u bë vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish prokurorin Besnik Cani, që i ka dhënë të drejtë për të rishikuar vendimin për shkak të këtij precedent të Dacit.  Numri i kërkesave pritet të rritet pasi mësohet se Daci ka marrë pjesë në 34 vendime shkarkimi. Ende deri tani KPA nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga kërkesat. Por ato janë pranuar dhe hedhur në short për tu caktuar trupa gjykuese. 

Luan Daci u denoncua në SPAK për falsifikim të dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit u dorëzua në SPAK edhe një kallëzim i dytë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla. Dy anëtarët e KPA-së akuzohen se kanë gënjyer gjatë aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes së tyre për një pozicion në institucionet e rivlerësimit dhe se kanë kryer evazion fiskal e fshehje pasurie. Për Dacin vendimi i dënimit ka marrë formë të prerë në të gjitha shkallët ndërsa Hajdari është ende në proces. 

Ndërkohë që po sot në GJKKO u shqyrtua sot edhe kërkesa e Shkëlzen Selimit, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë i cili akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen të pasurisë”. Ai ka kërkuar pushimin e gjykimit në GjKKO pasi procesi i vetingut sipas tij ka konfirmuar ligjshmërinë e pasurisë. Gjykata ende nuk esht shprehur për këtë kërkesë.  Selimi u shkarkua nga KPK në lidhje me problemet pasurore që u gjetën, si dhe në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier, e përkatësisht me Arben Isufajn, njohur si “Ben Qimja”. Pas vendimit të KPK,  SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e  Selimit, 3 sipërfaqe trualli 432 dhe 132.25 m2, karburant në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Gjithashtu truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të të afërmit të tij, Kujtim Selimi. 20 ish-prokuror dhe gjyqtarë deri më tani kanë kontestuar vendimet e KPA me të njëjtat argumente, ndërsa në total, Daci ka qenë pjesë e trupës gjykuese për 34.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI