Kërpudha të mbushura

Përbërësit:

  • 5 kërpudha
  • 1 dorë spinaq
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 patate e zier
  • 100 g salcë Tigullio (ricota dhe fistek)
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Pastrojmë kërpudhat nga bishti dhe i kaurdisim në tigan me spinaqin dhe hudhrën, shtojmë pataten e grimcuar si dhe kremin Tigullio. Erëza sipas dëshirës edhe i mbushim kérpudhat, i vendosim të piqen në furrë për 20 minuta.