Ministri i Punëve të Jashtme së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marre një letër nga Sekretari i Shtetit të SHBA, John F. Kerry, në të cilën ka falenderuar  Ministrin për shprehjen e solidaritetit dhe mbështetjes, me rastin e përkujtimit të viktimave të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001. Gjithashtu, ai shpreh mirënjohje për kontributin e Kosovës si një partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

"13-vjetori i sulmeve, na përkujton se lufta jonë e përbashkët për t'i dhënë fund terrorizmit mbetet një priorite. Kjo dëshmohet nga kërcënimi që shteti islamik i Irakut dhe Levantit ( ISIL) përbën për të gjithë komunitetin ndërkombëtar", thekson Sekretari Kerry.

"Presidenti Obama dhe unë, për këtë arsye kemi bërë thirrje për një koalicion global, për t'a shkatërruar ISIL përmes një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme kundër terrorizmit. Ne e mirëpresim kontributin e Kosovës në këtë përpjekje duke përfshirë arrestimin e luftëtarëve të huaj dhe përkrahësve të tyre dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm", shkruan Sekretari Kerry, duke shprehur besimin në vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar sfidat rajonale dhe globale me të cilat përballen bashkarisht dy shtetet tona

ATSH