ANKARA- Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry ka zbarkuar ditën e sotme në Turqi ndërsa pritet ti bëj presion Erdoganit për ndihmë ushtarake në kuadër të luftës kundër forcave të Kalifatit Islamik.
Kerry, pas vizitës së tij disa ditore në Lindjen e Mesme, ka nisur dhe vizitën e tij dy-ditore në Turqi me qëllim shtrirjen e partneritetit me Ankaranë dhe në frontin anti-ISIS.
Sekretari i Shtetit i SHBA, duke folur pëe mediat nga zyra e Ministrise së Punëve të Jashtme turke, deklaroi se vetë aid he ekipi i tij do të kenë një axhendë të tejmbushur në Turqi për të ndërtuar një dialog konstruktiv me homologun Mevlut Cavusoglu dhe Presidentin Erdogan.
"Ne jemi partnerë të rëndësishëm, por jo vetëm në NATO. Kemi shqetësime në lidhje me atë që po ndodh në Libi, Mali, në bririn e Afrikës, në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe natyrisht ngjarjet në Irak. Kështu që ne kemi një marrëveshje të madhe rreth të cilës duhet të flasim. Gjithashtu do të kryesojmë një forum kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas disa ditëve."- deklaroi Kerry nga Ankaraja.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër, John Kerry ka në axhendë dhe një takim me Kryeministrin turk Ahmet Davutoglu.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com