Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Arabinë Saudite në përpjekje për të bashkuar dhjetë vendet arabe dhe Turqinë në koalicionin kundër Shtetit Islamik duke riforcuar veçanërisht bashkëpunimin e tyre ushtarak, theksoi një zyrtar amerikan.
John Kerry, pas një vizite që zhvilloi dje në Bagdad, do të marrë pjesë në një takim rajonal, në nivel ministrash të Punëve të Jashtme, në Jeddah.
Përveç Arabisë Saudite, pesë vende të tjera të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Katari) si dhe Egjipti, Jordania, Iraku, Libani dhe Turqia, marrin pjesë në këtë takim, gjykuar vendimtar për SHBA-në që ka krijuar një koalicion botëror kundër Shtetit Islamik, përgjegjës për vrasjet në Siri dhe në Irak.
Pas një fjalimi të presidentit amerikan, Barack Obama, i cili u shpreh i gatshëm të godasë Shtetin Islamik në Siri dhe për të vazhduar sulmet e ndërmarra në Irak që prej një muaji, Kerry do të flasë veçanërisht për bashkëpunimin ushtarak, sipas zyrtarit amerikan./ATSH/
/Shqiptarja.com