Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka mbërritur në memorialin e Rënies së Murit të Berlinit ku është takuar sëbashku me homologun e tij Gjerman dhe Kancelaren Angela Merkel. Kerry vizitoi memorialin rreth tre javë para datës së shënimit të 25 vjetorit të rënies së murit historik në kryeqytetin Gjerman ku qytetarët festojnë në rrugët e Portës së Brandenburgut për aktin e rënies së komunizmit në Europën Lindore. 

Gjatë konferencës për shtyp që pasoi këtë takim John Kerry tha se Administrata e Obamës planifikoi të konsultohet me të gjithë Kongresin para vazhdimit të negociatave me Iranin mbi programin nuklear. Kerry tha gjithashtu se situata aktuale mes Izraelit dhe Palestinës ishte e “paqëndrueshme” dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të vetëdijshme për urgjencën e kësaj situate. Ndaj SHBA do të vazhdojë përpjekjet për të mbyllur negociatat. 


Festimet e 9 nëntorit nw Berlin do të jenë në kontrast me festimet solemne të 20 vjetorit, ku festimeve ju bashkuan dhe liderët të rëndësishëm. Muri i Berlinit, dikur simboli i ndarjes së Europës, u ndërtua në vitin 1961 për të ndarë Berlinin perëndimor nga Komunizmi Lindor. Të paktën 136 persona u vranë mbi këtë murë, simbolit më potent të Luftës së Ftohtë, shumica prej tyre në tentativë për të ikur nga Gjermania Lindore.

Redaksia Online