Kriza globale, vijon të shkaktojë miliona euro shpenzime për të blerë energji elektrike. Vetëm në ditët e para të këtij viti KESH, ka importuar nga jashtë 17.8 milionë euro energji.
Sipas të dhënave zyrtare, në tre ankande të zhvilluara për datat 1-16 janar 2021, është arritur të blihet 77,420 megavat energji. Çmimi mesatar për megavat sipas KESH ishte 230 euro ose rreth 24 euro më shumë se çmimi mesatar i vitit 2021.
Ndërkohë çmimi më i lartë me të cilin është blerë energjia gjatë këtyre ditëve ka qenë 260.26 euro për megavat, që është arritur në lotin e fundit të ankandit e tretë i zhvilluar për datat 8-16 janar.
Ndërkohë në këtë muaj energjia elektrike pritet të blihet deri në 290 euro për megavat. Ndërsa parashikimet janë që efektet e krizës energjetike të zbehet pas gjashtëmujorit të parë të vitit.
Sakaq në bursën Hungareze sot është 261.55 euro për megavat, ndërsa në momente piku arrin deri në 306.40 euro për megavat.
KESH përpos menaxhimit të prodhimit, tanimë është ngarkuar edhe me përgjegjësinë e importit të energjisë elektrike, në mënyrë që të garantojë furnizim të pandërprerë për konsumatorët e lidhur në tensionin e ulët dhe të mesëm. Ky vendim u mor nga qeveria më datë 9 dhjetor, në kuadër edhe të gjendjes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike që do të zgjasë deri në prill të këtij viti.
Ndërsa deri në fund të vitit që shkoi energjia është importuar nga OSHEE, me shifra rekord dhe deri në fund të dhjetorit u blenë mbi 228 milionë euro energji elektrike, dyfish më shumë se në 2020.
ANKANDET E KESH
Ankandi 1 19,760 MWH
Ankandi 2 13,200 MWH
Ankandi 3 44,460 MWH
Totali 77,420 MWH
ÇMIMI MESATAR I ENERGJISË
Janar 2022 230 euro/ MWH
Viti 2021 206 euro/ MWH
Diferenca +24 euro/ MWH
K.T./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar, 14:27
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Dëmtohen shtyllat, banorët e 6 fshatrave në Lezhë dhe një pjesë e Shëngiinit pa drita (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket
5 Janar, 14:35
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor 2024, 19:13
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor 2024, 15:29
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor 2024, 11:44
-
Moti i keq/ Korça dhe veriu i vendit nën ‘pushtetin’ e borës, trashësia deri në 60 cm! Mijëra banorë pa energji, s'ka probleme me qarkullimin (VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 09:48