KESH, impiant lundrues në Vaun e Dejës me kapacitet 13.8 MW

KESH, impiant lundrues në Vaun e Dejës me kapacitet 13.8 MW

Shoqëria “SENA Solar Energy of Albania”, e zotëruar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës.

Impianti do të vendoset në rezervuarin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe parashikohet të ketë një kapacitet të instaluar 13.8 MW.

Ky impiant nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

Ndërtimi i impaintit diellor lundrues është një nga projektet e KESH, në kuadër të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

KESH aktualisht zotëron vetëm një impaint diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës, ndërsa pjesja tjetër e aseteve gjeneruese përfshin 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit./ ATSH

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi! Theu 'arrestin e shtëpisë' dhe shkoi në një lokal në periferi të Tiranës

Skandali te Onkologjiku, tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi! Theu 'arrestin e shtëpisë' dhe shkoi në një lokal në periferi të Tiranës