Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paraqiti sot 4 pikat që do të zhvillojnë kryeqytetit. Plani me 4 pika do të bazohet te urbanizimi, fondi për Bujqësinë, bonusi i strehimit dhe projekti për çerdhe/kopshte brenda institucioneve. Po ashtu, Veliaj bëri me dije emrat e 12 shkollave të reja që do të hapen këtë vit, si edhe lançoi projektin për asfaltimin e 300 mijë metra katrorë rrugë dhe blloqeve të banimit në Tiranë.
Planet:
- - Projekt i urbanizimit dhe asfaltimit
- - Fondi i AZHBRS për bujqësinë
- - Bonusi i strehimit
- - Një projekt simbolik pilot me bankë të nivelit të dytë që ka krijuar për herë të [parë çerdhe brenda institucionit dhe thirrja ime sot është për kompanitë celulare dhe bankat e mëdha, nuk është sevap që pasja e çerdhes dhe e kopshtit është më efecientë dhe biznes i mrekullueshëm, pra çerdhe brenda një institucioni.’- tha Veliaj.
Veliaj bëri me dije emrat e 12 shkollave të reja që do të hapen këtë vit të ri shkollor në kryeqytet dhe që i japin fund mësimit me dy turne.
“Ne do të hapim këtë javë, para se të fillojë viti i ri shkollor, shkollën “Andrea Stefani” te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’, që do i shërbejë Njësive 7 dhe 11. Do hapim dy shkolla të reja në Kodër-Kamzë, shkolla “Nënë Tereza” dhe shkolla “Kenedi”, që i shërbejnë kryesisht Njësisë 11, por që amortizon dhe një pjesë të Kamzës dhe Kodër-Kamzës; Do hapim shkollën “Bashkim Fino” te Qyteti Studenti., gjithashtu do hapim shkollën “Luan Hajdaraga” në ish zonën ushtarake të Shërbimit Informativ Ushtarak. Kemi shkollën te Fresku që ka marrë emrin “Klodian Tanushi”, një shkollë tjetër 9-vjeçare. I kemi dhënë fous këtë vit shpëtimit të Tiranës nga shkollat me dy turne”, u shpreh Veliaj.
Veliaj lançoi projektin gjigant në Tiranë për asfaltimin e 300 mijë metra katrorë rrugë dhe blloqeve të banimit, nga njësia 1 në 11, dhe nga lagjja 12 në 14.
“Kemi një propozim për të asfaltuar në Tiranë 300 mijë metra katrorë rrugë kryesore, dytësore dhe sheshe të blloqeve të banimit nga njësia 1 deri në njësinë 11 dhe nga lagjia 12 deri në lagjen 14. Pra, për të gjithë hapësirat urbane të Tiranës. Sigurisht, qyteti ka qenë i gjithi një kantier, disa raste prej punëve private, në pjesën më të madhe prej punëve publike. Sot kemi mbledhur të gjithë qindarkat e projekteve të parealizuara dhe kemi propozuar që të shfrytëzojmë këtë fond dhe të rialokojmë për drejtorinë tonë të punëve publike këtë projekt gjigant asfaltimi, sistemimi dhe urbanizim i të gjithë blloqeve të Tiranës. Kështu që, nëqoftëse kemi dakordësinë tuaj ne do të mbledhim të gjitha fondet e pashpenzuara të vitit tani që jemi në gjysmën e fundit dhe do t’i çojmë në këtë projekt që kërkon më pak punë projektuese dhe më shumë punë në terren”, theksoi Veliaj.
Ndërhyrja do të konsistojë në përmirësimin e shtresave asfaltike, shtresave të trotuarëve, riparimet të pjesshme të paketës së shtresave rrugore ku ato paraqiten më të dëmtuara, sinjalistikën horizontale, si dhe kompletimin me sinjalistikën vertikale në ato pjesë ku ajo mungon.
Familjet dhe çiftet e reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga mundësitë e reja që Bashkia e Tiranës do të krijojë këtë vit për programin e kredisë së butë dhe për bonusin e qirasë.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se mbështetja për familjet e reja është një nga prioritetet e Bashkisë.
“Pika që reflektohet në këtë ndryshim buxheti ka të bëjë me atë që quhet bonusi i strehimit. Ne kemi marrë një sasi të re mundësish për kredi të buta edhe nga Enti i Banesave. Duam ta reflektojmë dhe të hapim një proces tjetër. Ajo që ne mund të bëjmë si një nga operatorët që jo vetëm vendos urbanizimin, por dhe që lehtëson familjet e reja në marjen e shtëpisë së parë, është që të kërkojmë sa më shumë ndihmë në mundësitë e kredive te reja dhe ky është një reflektim tjetër dhe bonusi i strehimit që ne e kemi për këtë ndryshim të buxhetit”, theksoi Veliaj.
Ndërkaq, një tjetër reflektim në buxhet ishte dhe sa i përket një hapësirë agroteknologjike në Farkë.
“Nëse shkoni nga zona e Lundrës drejt zonës së Farkës ku është fusha e Helikopterëve, keni vënë re një shesh të madh ndërtimi pronë e Bashkisë së Tiranës, ku janë vendosur tani kolonat dhe do vendosen panelet që do të jetë tregu i madh agroushqimor. Ne nuk duam që ai të jetë vetëm treg shumice, ne duam të kemi aty minisera për të demonstruar si funksionon një serë moderne. Ne duam që ai të jetë më shumë se sa një treg ushqimor, të jetë dhe një hapësirë agroteknologjike”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.
Kredit e buta nje mashtrim i madh,perfitojne vetem persona qe kane lidhje me PS e PD,per popullin e thjeshte ashte KAFSHATE QE NUK KAPERDIHET e ka provu djali jem(qe po jeton me qera)dhe kena miq e dashamir qe na i kane diftu rrealitetin e na thane mos u lodhni,masi djali kishte shpenzu 300 mije lek dokumenta me tana shpenzimet dhe pergjigja NUK FITON se je popull i thjeshte.Nje urim kam per kta njerez MOS JA U PRITE ZOTI RREZIKUN SA HER TJU VINE TE DERA E SHPISE.
PërgjigjuO Hale Veliaj o zhuls. Ato kreditë e buta për çiftet e reja ja keni dhon VETËM ANTARVE TË PARTISË OSE PUNOJËSVE TUAJ. Shifi pak kush i ka përfitu kto kreditë e buta e masanej dil e bo propagand o hale
PërgjigjuNdërto e asfalto rrugën Frosina Plaku , bëj trotuare për këmbësorë e prishi muret rrethues abuzive të pallateve e shpive aty
Përgjigju