Këshilla për këpucët
kombinimet më të mira

Këshilla për këpucët<br />kombinimet më të mira
Këpucët, paradite duhen përdorur me lartësi mesatare nga 5-7 cm dhe mbi të gjitha duhet ecur me elegancë, sepse në të kundërt nuk do të marrim rezultatin e pritur.
 
Sandalet apo këpucët me shumë punime nuk këshillohen për këmbët disi të mbushura, për me tepër për t’u përdorur me fustan apo fund, por të pranueshme do të ishin pantallonat skini, të ngushta, është kjo një nga këshillat që Olesia Leço jep në librin "Bon ton, etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar".
 
Sandalet tip gladiator apo me lidhje tek këmba duhet të përdoren me fustane sa më të thjeshta.

Këpucët broks apo ato që ngjajnë me stilin mashkullor, zëvendësojnë atletet dhe këpucët balerina, duke qenë shumë komode, këshillohen me pantallona.
 
Këpucët me taka ortopedike nuk hollojnë këmbën, por vetëm zgjasin në cm, janë shumë komode me pantallona apo me fustane të gjata.

Mos harroni se me këpucë dekolte, pra sa më e hapur të jetë pjesa e këmbës sonë aq më shumë duket e gjatë.

Këpucët me taka.
I bëjnë vërtet femrat të duken më elegante, por nuk duhet ekzagjeruar me lartësinë e tyre. Jo çizme në verë. Lëkura duhet të marrë ajër dhe janë jo higjenike.

[gallery]19425[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur