Këshillat Bashkiak, koalicioni
i ASHE fiton në 59, APPD në 2

Këshillat Bashkiak, koalicioni<br />i ASHE fiton në 59, APPD në 2
61 bashkitë e vendit tashmë kanë kryetarët e tyre por edhe këshillat bashkiakë. Nga rezultatet përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se në rang vendi koalicioni I majtë ka një epërsi të thellë krahasuar me të djathtën në këshillat bashkiak duke qenë shumicë në 59 këshilla bashkiak, ndërsa e djathta është fituese vetëm në Shkodër dhe në Vaun e Dejës, ndonëse PD rezulton të jetë parti e dytë për numër votash në rang vendi. 

Procesi zgjedhor i 21 qershorit çon drejt finalizimit rezultatin me kryetarët dhe me këshillat bashkiakë. Ndërsa tashmë qytetarët dinë tashmë kryetarët për 61 bashkitë në vend, edhe këshillat bashkiakë janë formalizuar tashmë.
 
Në Qarkun e Tiranës janë 5 bashki, Tirana, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina, e ku tashmë kanë dalë rezultatet për Këshillat Bashkiakë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka në mazhorancë të majtën me 42 anëtar të Këshillit dhe 19 për të djathtën. PS rezulton forcë e parë në kryeqytet me 25 këshilltarë e ndjekur nga PD me 17 dhe LSI me 13, PDIU me 3, po ashtu nga një këshilltar kanë LSHK, PR dhe FRD.
APPD: LZHK 1, PR 1, PD 17,
ASHE: PS 25, FRD 1, PDIU 3,LSI 13

Në bashkinë e Kamzës Këshilli ka Mazhorancë të majtën ndonëse kryetari i përket së djathtës, kështu e majta ka 22 anëtar në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ndërsa e djathta ka 18 anëtarë në Këshill. Në këshill bashkiak në Kamzë, parti e parë është PD me 12 anëtar, PS , LSI me 9 dhe PS me 8 anëtar në këshill, ndërsa një anëtar është zgjedhur jashtë koalicioneve nga PMD e re.

APPD: PD12, PR3,PBKD 1, PBD1, BLD 1, PDM E RE 1. 
ASHE: PS 8, LSI 9, FRD 1, PDIU 1, PLIDR 1, PUK 1, PDK 1.

Në bashkinë e Kavajës kryeson e majta me 20 anëtar ndërsa e djathta ka 11 këshilltar.
APPD: PR2, PD 9,
ASHE: PS 10, ADK 1, FRD 1, PDIU 1, G99 1, LSI 5, PDK 1,

Në bashkinë Rrogozhinë kryeson e majta me 15 anëtar ndërsa e djathta ka vetëm 16 anëtarë në Këshillin Bashkiak.
APPD: LZHK 1, PR1, PD4,
ASHE: PS 5, FRD 1, PDIU 2, PDS 1, AAK 1, LSI5, 

Në bashkinë e Vorës ndonëse kryetari është i së djathtës Këshilli ka Mazhorancë të majtën me 11 anëtarë ndërsa e djathta ka 10.
APPD: PD 7, PBKD 1, PR 2,
ASHE: PS 3, LSI 6, PASH 1, PDIU 1.

Qarku i Kukësit ka 3 bashki
Në bashkinë e Hasit, Këshilli kryesohet nga e majta e cila ka 11 anëtarë ndërsa e djathta ka fituar 7 anëtarë, po ashtu një mandat në Këshill e ka fituar edhe PMD e RE.
APPD: PD2, LZHK1, PBKD 1, PLL1, PR 1,POSH 1, PDM E RE 1, 
ASHE: PS1, PPAK 1, PASH 1, FRD 1, AAK 1, LSI 1, PDRE 1, PMDE 1, LDSH 1 , PDM 1,PSM 1, PDK 1.

Në bashkinë e Kukësit, PMD e Re ka marrë një mandat në këshill i cili ka shumicë të majtën me 18 mandate ndërsa e djathta ka marrë 12 këshilltarë, për këtë këshill force e parë është PD me 4 mandate e ndjekur nga LSI, PDIU, PS  me 2 këshilltarë ndërsa partitë e tjera që janë këshill kanë nga një mandat.
APPD: PDM E RE 1, LZHK1, PBKD 1, PLL 1,PR 1, PD 4, PBK 1, PBD 1, LDK 1, PAA 1
ASHE: PS2, PDIU2,PDS1, PLIDR1, AAK1, PSHA 2,LSI 2, PUK 1, AD 1, LDSH 1, PDM 1,PSM 1, PDK 1

Në bashkinë e Tropojës Këshilli ka shumicë të majtën me 12 këshilltarë ndërsa e djathta ka 9 anëtar në këshillin bashkiak. Force e parë politike rezulton PD me 4 këshilltarë.
APPD: LZHK1, MDL 1, PLL 1, PR 1,PD 4, PBK 1,
ASHE: PS 2, ADK 1, PASH 1, PRDSH 1, PGJ 1, PDS 1, LSI 2, G99 1,PUK 1, PMDE1

Qarku i Lezhës ka tre bashki
Në bashkinë e Lezhës këshilli kryesohet nga e majta e cila ka marrë 22 këshilltar ndërsa e djathta ka marrë 18 këshilltar dhe PSD 1, forcë e parë politike në Lezhë rezulton PD me 7 këshilltarë, ndërsa forcë të dyta rezultojnë PS dhe Partia Ora e Shqipërisë me nga 5 këshilltar e ndjekur nga LSI me 4.
PSD1, 
APPD: LZHK1, PBKD 1, PR1, POSH 5, PD7, KONS1, BLD 1, PBD 1,
ASHE: PS 5, PPAK 1, PASH 1, PRRL 1, PSV91 1, FRD 1, PDIU2, PKSH 8 NËNTORI 1, PSHA 1, LSI4, G99 1, PSM 2, PDK 1

Në bashkinë e Kurbinit e majta kryeson këshillin me 25 këshilltar ndërsa e djathta ka 6, forcë e parë politike rezultojnë PD dhe LSI me nga 7 këshilltarë. 
APPD: PBKD 1,PD3,BLD 2, 
ASHE: PS 7, PPK 1, PSP1, FRD 1, PDIU 1,PDS1, FRA 1,PLIDR 1, PSHA 1, LSI 7 , AD 1, PPSH1, PDK 1 

Në Bashkinë e Mirditës shumicën e këshillit e ka e majta me 12 ndërsa 4 e djathta po ashtu në këtë bashki ka fituar një kandidati i pavarur Gjon Pjetri.
PBDNJ 1,
APPD: LZHK 1, PD2, BLD 1
ASHE: PS2, PASH1, PSV91 2, FRD 1,.PLIDR 1, AAK 2, LSI 2, LDSH1, 
GJON PJETRI I PAVARUR 

Qarku i Shkodrës ka 5 bashki
Në bashkinë e Fushë Arrëzit e majta ka 10 këshilltarë dhe e djathta ka 5, forcë e parë politike rezulton LSI me 2 këshilltar.
APPD: PLL1, POSH 1, PD1, LSK 1, PAA 1,
ASHE: PS 1, PDIU 1, PGJ 1, AAK1. LSI 2, PDRE 1, AD 1,PSM 1, PDK 1

Në bashkinë e Malësisë së Madhe kryeson koalicioni i majtë me 18 mandate në këshillin bashkiak ndërsa e djathta ka fituar 13 mandate në këtë këshill.
Bashkia Malësi e Madhe 
PKD 1
APPD - PBKD 1, PPKDSH 1 PR 2, POSH 1, PD 3, PBK 1, BLD 1, PBD, 1 PAA 1
ASHEE  - PS 5, PSP 1, FRD 1, PDIU 2, AAK 1, LSI 5, G99 1, PSM, LDVMP 1

Në bashkinë e Pukës e majta kryeson me 11 këshilltarë e djathta ka marrë 3 ndërsa PKD 1 këshilltar.
PKD 1,
APPD: LZHK1,.PD1,KONS1,
ASHE: PS1 ,PGJ 1, PDS 1, AAK 1, PPSH 1, PSM1,AAK 1. LSI 3, PDRE 1, PPSH 1, PSM1, PDK 1

Në bashkinë e Shkodrës kryeson këshillin e djathta me 28 këshilltar, ndërsa e majta ka 23 anëtar në këshillin bashkiak, kryeson PD me 19 mandate e ndjekur nga PS me 19 dhe LSI me 9 ndërsa forcat e tjera politike që janë bërë pjesë e këshillit kanë marrë nga një mandate ndërsa PR 2.
APPD:  LZHK1, MDL1.PBKD1, PR2, POSH1,PD19, BLD1, PBD1, PAA1, 
ASHE: PLDN1, PS10, FRD 1, PLIDR 1, LSI 9, PDK 1,

Në bashkinë e Vaut të Dejës kryeson e djathta me 11 këshilltar ndërsa e majta ka 10, kryeson PD me 7 e më pas PS me 3.
APPD:  PR 1, PD 7, PBK1,KONS1, PAA 1, 
ASHE PS3, ADK 1, PDS1, LSI 2, PSM1, PDK2.

Qarku i Vlorës ka 7 bashki
Në bashkinë e Delvinës kryeson e majta me 11 këshilltar ndërsa e djathta ka marrë 4 këshilltarë, forcë e parë politike rezulton LSI me 4 këshilltarë.
APPD: PR 1, PD 2, PAA 1.
ASHE: PS 3, PDIU 2, PEISH 1, PLIDR 1, LSI 4

Në bashkinë e Finiqit këshilli kryesohet nga 2 parti jashtë koalicionit përkatësisht MEGA dhe PBDNJ që kanë marrë nga 6 mandate në këshill, ndërsa PS ka marrë 5, LSI 2, PD 1 dhe PDS 1.
APPD: PD 1, 
ASHE: PS5 PDS 1, LSI 2
Jashtë koalicioneve MEGA 6, PBDNJ 6.

Në bashkinë e Himarës kryeson e majta me 14 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë vetëm 3, parti e parë është PS me 8 këshilltarë ndërsa PBDNJ dhe LSI kanë marrë nga 4.
PBDNJ 4
APPD: PR1, PD2,
ASHE: PS 8, ADS 1,AAK 1, LSI 4

Në bashkinë e Konispolit kryeson këshillin e majtë me 8 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 5 këshilltarë.
PBDNJ 1,
APPD: PR 2, PD 2,PAA 1
ASHE: PS4, FRD1, PDIU 1, LSI 2

Në Bashkinë e Sarandës ka shumicën në Këshillin Bashkiak koalicioni i majtë me 20 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 9 këshilltarë, MEGA dhe PBDNJ përkatësisht nga një këshilltar.
MEGA1, PBDNJ 1
APPD: PBKD 1,PLL1, PR 1,PD4, PBK1,KONS 1,
ASHE: PS8, FRD1, PDIU 2, ABDE1,PDS1, LSI4, G99 1,PUK1, PDK1

Në Bashkinë e Selenicës Këshilli kryesohet nga e majta me 13 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 8 këshilltarë, kryeson me 5 këshilltarë e ndjekur nga PD me 4.
APPD: PR2, PD4,PBK1, BLD1,
ASHE: PS5, PSV91 1, PDS1 , LSI 2,PKSH 1, AD1,PDK2

Në bashkinë e Vlorës kryeson e majta me 29 këshilltarë ndërsa e djathta ka 12 këshilltarë. Kryeson PS me 18, PD 9 , LSI 5.
APPD: PR2, PD9,PBK1,
ASHE: PS18,FRD 1, PDIU2, PEISH 1, PDS1, LSI 5, PDK1

Në qarkun e Beratit janë 5 bashki
Në bashkinë e Beratit Këshilli ka mazhorancë të majtën me 21 këshilltarë, ndërsa e djathta ka 10 këshilltarë, kryeson PS me 11 , LSI 7 PD 6.
APPD: LZHK 1, PR 1, POSH 1,PD 6, LDK 1
ASHE: PS 11, FRD1,PDIU1, LSI 7, G99 1

Në bashkinë e Kuçovës kryeson e majta me 24 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 8 këshilltarë.
APPD: PR1, PD 6, BLD1, 
ASHE: PS 10, PDIU 1, PLIDR 1, AAK 1, PCSH 1, LSI 6 , G99 1, PSM 1, AD 1. PSM 1


Në bashkinë e Poliçanit kryeson e majta me 13 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë vetëm 2, kryeson PS me 8 këshilltarë.
APPD: PD 2. 
ASHE: PS8, PSV91 1, FRD 1, LSI 3
 
Në bashkinë e Skraparit kryeson koalicioni i majtë me 13 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë vetëm 2, kryeson LSI me 10 këshilltarë.
APPD: PR1, PD1
ASHE: PS 3, LSI 10

Në bashkinë e Urës Vajgurore shumicën në këshill e ka fituar koalicioni i majtë me 14 këshilltarë ndërsa e djathta ka fituar 6 mandate në këshillin bashkiak.
APPD: PR1, PD4,BLD1, 
ASHE: PS 6, PRRL 1,PSV91 1, PEISH 1, LSI 5,

Qarku i Dibrës ka 4 bashki
Në bashkinë e Bulqizës kryeson koalicioni i majtë në Këshill i cili ka marrë 13 anëtar ndërsa koalicioni I djathtë ka marrë 8 këshilltarë. Forcë e parë rezulton PS me 3 këshilltarë, e ndjekur nga PD dhe LSI me nga 2 këshilltarë.
APPD: MDL1, PBKD 1,PLL 1, PR 1, PD2, KONS 1 PBD 1
ASHE: PS 3, PASH 1, PRRL 1, ADS 1. PGJ 1, PDS 1, LSI 2, PKSH 1, G99 1, PDM 1

Në bashkinë e Dibrës kryeson koalicioni i majtë me 16 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 13 këshilltarë, kryesojnë PD dhe me PS përkatësisht me nga 8 këshilltarë.
APPD: PBKD 1, PR1,POSH1,PD8,PNK1, BLD1,
ASHE:PS8, FRD1, PDIU 3, PDS1, LSI3, AD1, 

Në bashkinë e Klosit kryeson koalicioni i majtë me 12 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 8 mandate.
PDM E RE1, 
APPD: LZHK 1, PPKDSH1, PR1, PD2,PBD1, KONS1, LDK1
ASHE:PS2,FRD1, PDIU 1,PSHA1, LSI3, PUK1, PDM 1,PSM1,PDK1

Në bashkinë e Matit fiton koalicioni i majtë me 12 këshilltarë ndërsa i djathti ka fituar 9 mandate në këshillin bashkiak.
APPD: LZHK1, PBKD 1, PLL 1, PR 1, PD 3, KONS 1, BLD 1,
ASHE: PS 3, FRD 1, PDIU1, PLIDR1, LSI 3, LDSH1, PSM1, PDK1

Në qarkun e Durrësit janë tre bashki
Në bashkinë e Durrësit kryeson e majta në Këshillin Bashkiak me 35 anëtarë ndërsa e djathta ka marrë 16 këshilltarë, kryeson PS me 16 mandate e ndjekur nga PS me 14 dhe LSI me 13.
APPD: PR2, PD14
APPD: PS16,FRD1, PDIU2, ADS1, LSI 13, PSM2
 
Në bashkinë e Krujës kryeson e majta me 19 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 12 këshilltarë, kryeson LSI me 6 ndërsa PS dhe PD përkatësisht me nga 5 këshilltarë.
APPD: LZHK1, PBKD1, PLL1, PR2, PD5, BLD1, PND1
ASHE: PS 5,ADK 1, PPAK 1, PSV91 1, FRD 1,PGJ 1, PDS 1, PLIDR 1, LSI 6, PDK 1
 
Në bashkinë e Shijakut kryeson e majta me 12 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 9 anëtar në këtë këshill.
APPD: LZHK1, PBKD1, PR1,PD6
ASHE: PS 7, PSV91 1, FRD 1, LSI 2 , AD 1

Në qarkun e Elbasanit janë 7 bashki
Në bashkinë e Belshit këshilli ka mazhorancë të majtën me 13 këshilltarë ndërsa e djathta ka 7 anëtar në këtë këshill si dhe PDM e re një mandat, kryeson PS me 5 këshilltarë.
PDM E RE 1
APPD: PPKD 1, PPKDSH 1,PLL 1, PR 1, PD 2, KONS 1, PAA 1
ASHE: PS5, FRD 1, PDIU 1, PLIDR 1, LSI 4, PKSH 1, 

Në këshillin bashkiak të Cërrikut kryeson e majta me 14 këshilltarë ndërsa e djathta ka marrë 7 anëtar në këtë këshilli.
APPD: PLL 1, PR1, PD 4, PAA 1,
ASHE: PS 5, PSV91 1, PDIU 1, AAK 1, LSI 4, G99 1, PDK 1
 
Edhe Bashkia e Elbasanit kryesohet nga e majta ku këshilli ka 35 këshilltarë nga ky koalicion ndërsa e djathta ka fituar 16 anëtarë. Forcë politike e parë në këtë bashki rezulton PS me 16 këshilltarë e ndjekur nga PD me 13 dhe LSI me 10 anëtarë.
APPD: LZHK 1, PLL 1, PR 1, PD 13,
ASHE:PS16,FRD1, PDIU5, PGJ1, PDS1, PSHA 1,LSI 10,

Në bashkinë e Gramshit e majta ka diferencë të thellë me të djathtën, e majta ka fituar 15 mandate në këshill ndërsa e djathta 5 mandate.
PLL 1, PR 1,PD 1, BLD 1, PBD 1,
ASHE: PS2, ADK2, PSV91 1, PSP 1, FRD 1, PDIU 1, AAK 1, LSI 2, PUK 1, PMDE 1, PSM 1, PDK1
 
Në bashkinë e Librazhdit e majta kryeson me 16 mandate ndërsa e djathta ka marrë 3 mandate në Këshillin Bashkiak.
APPD: PD2, BLD1, PBD1,
ASHE: PS5, PPK 1, PPAK 1, PSV91 2, FRD 1, PDIU 1, FRA 1, PLIDR 1, LSI 2, AD 1

Po ashtu në bashkinë e Peqinit e majta është në avantazh të thellë duke siguruar 15 mandate ndërsa e djathta vetëm 5, forcë e parë politike rezulton PDIU me 5 këshilltarë, ndërsa PSD ka marrë një mandate.
PSD 1, 
APPD: PBKD1,PD3, PAA1
ASHE: PS2,PSV91 1,PDIU5, PGJ1, PDS2, LSI 4

Në bashkinë e Prrenjasit kryeson e majta me 15 mandate ndërsa e djathta ka marrë 6 mandate në këshillin bashkiak.
APPD: LZHK1, PLL1, PR1, PD2, BLD1,
ASHE: PS 4, PBDMSH 1, PSV91 2, FRD 1, PDIU 1, ADS 1,PLIDR 1, LSI 2, G99 1,AD 1, 

Në qarkun e Fierit janë 6 bashki
Në bashkinë e Divjakës kryeson e majta në këshillin bashkiak me 21 anëtarë ndërsa e djathta ka marrë 10 këshilltarë.
APPD: LZHK1, PLL1, PR1,PD6, KONS1,
ASHE: PS 9,PSV91 1, FRD 1, PDIU 1, PGJ 1, PDS 1, LSI6, PSM 1
 
Në bashkinë e Fierit kryeson e majta në këtë këshill me 29 anëtar në këshill ndërsa e djathta ka marrë 12 këshilltarë, kryeson PS me 16 Këshilltarët e ndjekur nga LSI me 9 dhe PD me 8.
APPD: PLL1, PR 2, PD8,LDK1, 
ASHE: PS16, FRD 1, PDIU 2, PDS1, LSI 9

Në bashkinë e Lushnjës këshilli ka mazhorancë të majtën me 29 këshilltarë ndërsa e djathta ka vetëm 12 anëtar në këshillin bashkiak, forcë e parë politike rezulton PS me 14, e ndjekur nga PS me 10 dhe LSI me 9 mandate në këtë këshill.
APPD: PR2,PD10,
ASHE: PS14,ADK1, FRD1, PDIU 1,PUK2, PDK 1, LSI 9

Në bashkinë e Mallakstrës kryeson e majta me 14 mandate në këtë këshill ndërsa e djathta ka marrë 6 mandate, forcë e parë PS me 4 këshilltarë dhe LSI me 3.
APPD: PBKD 1,PLL 1, PR 1, PD 1, PBD 1, PAA 1
ASHE: PS 4, PDBMSH 1, PDIU 1, PDS 1, LSI 3, PUK 1, PMDE 1, AD 1,PDK 1


Në bashkinë e Patosit e majta ka marrë 17 mandate në këshillin bashkiak ndërsa e djathta vetëm 4. Kryeson PS me 8 e ndjekur nga LSI me 5 dhe PD me 3.
APPD: PR1, PD 3
ASHE: PS 8, FRD 1, PDIU 2, LSI 5, G99 1, 

Në bashkinë Rroskovecit e majta ka fituar 14 mandate në Këshillin ndërsa e djathta 7 mandate, kryeson PS me 9 këshilltarë, e ndjekur nga PD dhe LSI me nga 3.  
APPD: LZHK 1, PR 1, PD3, PBK 2
ASHE: PS 9, PDIU 1, PDS 1, LSI3,

Qarku i Gjirokastrës ka 7 bashki
Në bashkinë e Dropullit fiton e majta me 14 mandate, e djathta ka marrë tre mandate, MEGA dhe PBDNJ kanë sëbashku 4 mandate, kryeson LSI me 10 këshilltarë.
MEGA 1, 
PBDNJ 3,
APPD: PD 3, 
ASHE: PS 3 , LSI 10, PDS 1


Në bashkinë e Gjirokastrës kryeson e majta me 21 këshilltarë ndërsa e djathta ka 10, kryeson PS me 10, e ndjekur nga PD me 8 dhe LSI me 7 këshilltarë.
APPD: PR 1, PD8, PAA 1
ASHE: PS 9, PSV91 1, PDIU 1,PEISH 1, LSI 7, G99 1, PUK 1

Në bashkinë e Këlcyrës e majta ka marrë 10 mandate në këshillin bashkiak dhe e djathta me 4 këshilltarë.
APPD: LZHK 1,PR 1, PD 1, POSH 1
ASHE: PLDN 1, PS 1, FRD 1, PRDSH 1, PLIDR 1, AAK1, LSI 3, AD1
 
Në bashkinë e Libohovës e majta ka siguruar 9 mandate në këshill, ndërsa e djathta ka marrë 6, kryeson PS me 5 e ndjekur nga PD me 4 dhe LSI 3.
APPD: PBKD 1, PR 1, PD 4
ASHE: PS 5, AAK 1, LSI 3

Në bashkinë e Memaliajt e majta ka marrë 16 mandate në këshill ndërsa e djathta ka 4 dhe PSD 1, forcë e parë politike rezulton LSI me 7 këshilltarë e ndjekur nga PS me 5 dhe PD me 2.
PSD1,
APPD: PR 1, PD2, LDK1
ASHE: PS 5, PSV91 1, FRD 1, PDIU 1,LSI 7, PSM 1

Në bashkinë e Përmetit e majta ka marrë 15 mandate në këshillin Bashkiak ndërsa e djathta 5 mandate, kryeson LSI me 4 mandate.
APPD: LZHK1, PBKD 1, PR 1, POSH1, PD 1, 
ASHE: PS2, ADK 1, PDIU 1, ADS 1, PGJ 1, ABDE 1, FRA 1, PDS1, LSI4, LDSH1, PDK1

Në Bashkinë Tepelenë e majta siguron shumicën e këshillit me 11 mandate ndërsa e djathta ka marrë 4 mandate në Këshillin Bashkiak, kryeson PS me 5 e ndjekur nga LSI me 4 dhe PD me 2.
APPD: PR1,PD2, PAA1, 
ASHE: PS 5, PSP 1, FRD 1, LSI 4

Qarku i Korçës ka 6 bashki
Në bashkinë e Devollit e majta ka marrë 15 mandate në këtë këshill, ndërsa e djathta 6, PS, PD dhe LSI kanë marrë përkatësisht nga katër anëtar këshilli.
APPD: PR1, PD 4, PBK1,
ASHE: PS 4, PSP 1, PRDSH 1, PDIU 2, PGJ 1, PDS1, LSI 4, PDRE 1

Në bashkinë e Kolonjës e majta fiton 11 mandate në këshillin bashkiak ndërsa e djathta vetëm 4, kryeson PS me 5 e ndjekur nga PD me 4 dhe LSI me 3 anëtarë këshilli.
APPD: PD 4, 
ASHE: PLDN 1, PS 5, PDS 1, AAK1, LSI 3

Në bashkinë e Korçës, mazhoranca në këshill sigurohet nga e majta me 29 mandate ndërsa e djathta ka marrë 12, kryeson PS me 17 e ndjekur nga PD me 11 dhe LSI me 8 anëtarë në këshillin e Korçës.
APPD: PR1, PD 11,
ASHE: PS17, FRD 1, PGJ 1, PDS1, AAK1, LSI 8

Në bashkinë e Maliqit e majta ka shumicën në këshill duke siguruar 21 mandate ndërsa e djathta vetëm 10. Kryeson PS me 8 e ndjekur nga PD dhe LSI me nga 6.
APPD: PBKD 1, PR 2, PD 6, PAA1
ASHE: PS9, PSV91 1, AMIE 1, PLIDR 1, AAK1, LSI6, AD1 , PDK 1

Në bashkinë e Pogradecit e majta ka siguruar shumicën duke fituar në këshillin bashkiak 21 mandate ndërsa e djathta ka fituar 9 mandate, ndërsa ka marrë një mandate edhe PMD e Re. Forcë e parë politike në Pogradec rezulton PS me 7 mandate e ndjekur nga PD dhe LSI me nga 5 mandate.
PDME E RE 1
APPD: LZHK1, PR1, PD 5, PBD 1, PAA 1
ASHE: PS7 , PPAK 1, FRD 1, PDIU 1, AMIE 1,ADS 1, PLIDR 1, LSI 5, PDRE 1, G99 1, AD 1

Në bashkinë e Pustecit e majta ka fituar thelle duke siguruar 12 mandate në këshill ndërsa e djathta vetëm 3, kryeson partia Aleanca maqedonase me 7 mandate.
APPD: PR 1, PD2,
ASHE: PS2, AMIE 7, PDS1, LSI 2

Kështu në rang vendi koalicioni i majtë ka marrë 63.49 përqind të votave e përkthyer në numër votash ka marrë 988 mijë vota ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 32,36 përqind të votave ose 506 mijë shqiptarë kanë votuar opozitën. Nga të dhënat e KQZ për rezultatin zgjedhor rezulton se PS është forcë e parë politike me 401 mijë e 288, PD forcë e dytë me 316 mijë e 640 vota, LSI forcë e tretë me 258 mijë e 361 vota, PDIU forcë e katërt me 59 mijë e 4 93 vota dhe PR forcë e pestë me 53 mijë e 461. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit morën pjesë në votime 1 milion e 606 mijë e 231 votues ose 47.83 përqind e votuesve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa