Këshillë falas për ndjekësit e Saliut

Këshillë falas për ndjekësit e Saliut

Sali Berisha

Tashmë që ka filluar ngujimi i Berishës në apartamentin e tij, ka një tërheqje të mbështetësve të tij, përjashto ata me fanatikët apo nga grupi i deputetëve. Mesa duket askush prej tyre që kanë mbetur nuk arrin ta kuptojë situatën dhe kush e ka me Saliun.

Ja disa mite false që e mbajnë në këmbë ngrehinën e Foltores, e cila përpiqet t’i pompojë me shpresën e mbajtjes së ndjekësve:

1-Saliu po përpiqet të përmbysë bijtë e etërve që po instalojnë komunizmin.

Në fakt kjo është një teori që është harruar me kohë në Perëndim dhe në Shqipëri. Vetëm dritëshkurtët mendojnë se me këtë thënie mund të impresionojnë kundërshtarët. E kundërta do të ishte më e besueshme, pasi udhëheqja është një komunist 25-vjeçar dhe ndjekësit ish-sekretarë të rinisë komuniste. Nëse Berisha do të thoshte që do të rivendosë komunizmin, do kishte më shumë ndjekës pasi është më i besueshëm.

2-Në mos sot, nesër Saliu do të vijë në pushtet.

Saliu dhe ai që do lerë Saliu nga pas nuk do vijnë kurrë në pushtet as vetëm dhe as në koalicion. Janë pak dhe do jenë gjithmonë edhe më pak në të ardhmen duke u katandisur në një forcë të papërfillshme në të ardhmen. Hasmi që kanë është nga ata që siç thonë mirditorët “I lindin meshkujt 20 vjeç”. Ca më shumë që nuk i mbarohen kurrë. Është nga ata që të qepen me bukë në trastë. Me një SHBA e Britani armiqësore dhe BE indiferente me Berishën dhe miqësore me Ramën, qarqet ekstremiste greke nuk mjaftojnë, pasi nuk po nxjerrin dot nga burgu as Belerin, lëre pastaj të ndihmojnë Saliun.

Kush ka dy pare mend në kokë duhet të shikojë mundësinë e hapjes së ndonjë biznesi, nëse nuk e ka hapur. Shteti si mundësi punësimi ka vdekur për militantët. Edhe ata që do të vijnë pas Ramës (me kësmet kur të vijnë), do kenë mundësi të kufizuara vetëm për një kupolë. Kurse kush është në rrethin e ngushtë të Saliut mund të marrë ndonjë gjobë lart e poshtë nga biznesmenë, por kjo edhe për pak kohë.

3-Edi Rama është i interesuar që të mbajë Saliun gjallë.

Kjo është një legjendë urbane që përhapet nga vetë njerëzit e Berishës. Rama nuk është dritëshkurtër që të bëjë “gjasme” me amerikanët, por të ndihmojë Saliun, pasi e di që në një shoqëri të hapur nuk mund të ruajë sekrete dhe aq më pak të ndjekë shembullin dritëshkurtër të Saliut që bëri sikur iku, por caktoi Bashën si marionetë për të dalë në 2013-ën nga dera me shpresë të futej në 2021-shin nga penxherja. Rama e di që politika e hapur është më produktivja me një superfuqi. Ca me shumë që Saliu tashmë nuk vlen një lek në politikë.

Rama i duhet faktorit ndërkombëtar edhe për shumë kohë, së pari që të çrrënjosë trashëgiminë e Berishës dhe t’i japë kohën e nevojshme shoqërisë për krijimin e një opozite të re, e cila ende nuk duket në horizont. Sa do të zgjasë ky proces, është në dorën e shqiptarëve. Dhe kjo para se gjithash nuk nënkupton krijimin e një opozite sa për të thënë, por të një opozite, e cila do të fillojë me pranimin e sjelljes brenda normave civile dhe brenda kornizave ligjore. Duke parë që fryma opozitare është ende ajo e shkollës së Berishës, do na duhet kohë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 03/01/2024 10:09

    Nuk te ka kerkuar njeri nga ndjekesit e Saliut keshilla. Duken keshillat tuaja qe po i jep Rames e po na çojne ne mizerabel.

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/01/2024 09:46

    Komunista fashist serborus e kan kap Shqipërin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë