Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, dalin emrat e përfituesve të fondeve në disa zona të Durrësit

Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, dalin emrat e përfituesve të fondeve në disa zona të Durrësit

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot listat emërore të personave që janë përfitues të fondit për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në grupin e parë janë emrat e 464 qytetarëve që përfitojnë dëmshpërblim për riparimin e banesave e tyre janë klasifikuar sipas shkallës së dëmit DS1, DS2, DS3.  Bëhet fjalë si për shtëpi private ashtu edhe për pallate. Burime nga bashkia thanë për Shqiptarja.com se janë shpallur fitues edhe ata që kishin bërë gabime në plotësimin e formularëve.

Konkretisht 102 persona, janë ndihmuar nga punonjësit e bashkisë për të riplotësuar formularët dhe për të përfituar nga fondet e rindërtimit. Më poshtë gjeni listën e parë, me përfituesit në njësitë administrative Manez, Ishem, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull dhe rajonet 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të qytetit të Durrësit.

Po kështu në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak u miratua lista emërore e përfituesve nga programi i rindërtimit në Ishëm të Durrësit. Janë 283 banesa të dëmtuara shumë rëndë që përfitojnë nga granti i rindërtimit Lista tjeter e përfituesve të grantit për rikonstruksion, të kualifikuar pas shqyrtimit të ankimimeve

Në njësinë nr. 2 të qytetit të Durrësit janë 23 qytetareve të shpallur fitues, banesat e të cilëve pësuan dëme shumë të rëndë, që do shemben për tu rindërtuar të reja. Ndërsa në njësinë administrative Rrashbull do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale 33 qytetare  Subjektet perfitues te grantit per rindertim njesia nr. 2

Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.- Subjektet perfitues te grantit per rindertim njesia Ishem

Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Rrashbull, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.- Subjektet perfitues te grantit per rindertim njesia Rrashbull"

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël