Këshilli Bashkiak/ Numërohen kater kuti, thellohet avantazhi i LSI-së në Malësinë e Madhe


 
TIRANË, 28 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Lëvizja Socialiste për Integrim ka thelluar avantazhin e saj në Malësinë e Madhe, sa i takon votave për Këshillin Bashkiak.
Në përfundim të numërimit të katër kutive të para, nga 20 kutitë e mbetura, rezulton se LSI ka fituar 133 vota, Partia Demokratike 122 vota, ndërsa Partia Socialiste 46 vota.
Katër kutitë e para të numëruara, janë pjesë e 20 kutitve të mbetura pa u numëruar dhe te transportuara në kryeqytet pas incidenteve të ndodhura në këtë KZAZ-në numër 1. Pas debateve të shumta, KQZ urdhëroi numërimin e tyre në kryeqytet dhe zgjodhi pikërisht shkollën 1 Maji si vendin e numërimit, ndërsa caktoi ditën e dielë 28 qershor, si ditën e fillimit të numërimit.
Deri më tani kur janë numëruar 63 kuti nga 79 kuti që është totali i qendrave të votimit në Malësinë e Madhe, Lëvizja Socialiste për Integrim kryeson me votat për Këshillin Bashkiak. Sipas asaj që lexohet në faqen zyrtare të KQZ-së, vihet re LSI deri më tani ka grumbulluar 2403 vota, Partia Socialiste 2142, ndërsa Partia Demokratike 1603 vota. /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë