Këshilli bashkiak i Shkodrës voton pro privatizimit 100% të klubit të futbollit Vllaznia. Ndërkohë që ky vendim i marrë nga këshilli bashkiak vjen në një moment pozitiv për skuadrën e Vllaznisë që kryeson superligën. Privatizimi i klubit të futbollit Vllaznia ka marrë mbështetjen e 39 votave të këshillit bashkiak. Procedura do të jetë në ankand në masën 100 % të aksioneve të Klubit të Futbollit. Pas këtij hapi tashmë do të jetë Bashkia Shkoder dhe Kryetarja e Bashkise të cilët do të ndjekin procedurat deri në përfundimin e procesit të privatizimit.
Klubet shqiptare edhe pse janë profesioniste janë në pronësi të pushteti vendor. Ndërkohë që nga ana tjetër investitorët operojnë si sponsor por kanë fuqi vendimmarrëse si pronarë të klubeve. Shqipëria është një nga vendet e vetëm në Europë që pronësitë e klubeve të futbollit profesionist janë të pushtetit vendor.
Në relacionin e projekt-vendimit çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 50,794,000 lekë të reja dhe forma e shitjes se aksioneve qe zotërohen nga Bashkia Shkoder në Shoqërinë Klubi i Futbollit "Vllaznia", do behet nëpërmjet procedures konkurruese.
Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi u shpreh e lumtur që po i jepet mundësi shitjes te investitorët privat në rritjen e financimeve të Klubit të futbollit Vllaznia. Ajo tha se procesi do të jetë transparent dhe se kompanitë duhet të plotësojnë kritere sipas ligjit.
"Investitorët privatë dhe mundësia e financimit privat është gjithmonë me efiçente edhe nga shembujt e rajonit dhe botës. Vijmë sot me këtë propozim për shumë arsye të mbështetur në ligj por dhe interesave të shprehura të shumë investitorëve. Ne nuk privatizojmë sot Vllazninë por miratojmë procesin e shitjes së saj që do të thotë se do të nis përgatitja e kritereve ligjore dhe do të jetë një proces transparent dhe i monitorueshëm nga të gjithë. Në asnjë rast nuk do të veprojmë kundër ligjit dhe sigurisht nuk do ia japi të parit që na bën ofertën siç mund të mendojë shumëkush. Do të vendosim sipas ligjit se kush plotëson kriteret dhe më pas kush ofron shumën më të madhe. Jam e lumtur që më në fund bëjmë të mundur miratimin e dhënies së pëlqimit për shitjen e klubit të futbollit të Vllaznisë, e cila duhet thënë është i vetmi klub që deklaron dhe paguan me sa ka fuqinë e vetë detyrimet tatimore", tha Ademi gjatë mbledhjes online të këshillit të qarkut.
"Vllaznia" ka luajtur për herë të parë në vitin 1908 midis lagjeve të vjetra shkodrane. Ndeshja e pare ndërkombëtare e futbollit në Shqipëri është luajtur në Shkodër më 1913, midis skuadrës "Independenca" dhe një formacioni Austro-Hungarez. Grupime te vogla sportive dhe kulturore themeluan ne Shkoder shoqerine "Vllaznia" me 16 Shkurt 1919. Ne vitin 1930 u luajt Kampionati i pare Shqiptar i futbollit, ku moren pjese 6 skuadra dhe Vllaznia ishte nje nder nismetaret dhe pretendentet e atij edicioni futbollistik "Vllaznia" eshte 9 here kampione e Shqipërisë, 11 here nenkampione, 6 here fituese e kupes se Shqiperise, 8 here finaliste e kupës se Shqipërisë, 2 here fituese e Superkupes se Shqiperise, 2 here finaliste e Superkupes se Shqiperise, shume here te tjera ne vende pretendente per tituj. Eshte kualifikuar disa here ne garat e futbollit Europian, Champions League dhe Kupa UEFA. Ne sezonin e futbollit 2020-2021 "Vllaznia" eshte pjesemarrese ne Ligen Superiore te Shqiperise.
( Kliko këtu ) Relacioni i plotë