Presidenca rumune e Këshillit të Bashkimit Evropian ka bërë një deklaratë mbi ecurinë e unionit ku duke kundërshtër zërat për mos-zgjerim të BE-së, thekson se ‘Politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE-së’.
Ndërkohë që pritet të jepet vendimi në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Presidenca e KE thekson se BE duhet të mbajë angazhimin e saj për të mbështetur vendet e gatshme për t’u bashkuar me të.
Në deklaratë shkruhet se ‘BE duhet të mbajë angazhimin e saj për të mbështetur vendet e gatshme për t’u bashkuar me Bashkimin në konsolidimin e institucioneve të tyre dhe zhvillimin ekonomik dhe social; një bashkëpunim i fuqishëm me vendet e rajonit në fushat e migracionit dhe sigurisë do të krijonte një shoqëri më të sigurt për të gjithë ne’.
Pjesë nga deklarata:
”Politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Ne besojmë që Bashkimi Evropian duhet të mbajë angazhimin e saj për të mbështetur vendet e gatshme për t’u bashkuar me Bashkimin Europian në konsolidimin e institucioneve të tyre dhe zhvillimin ekonomik dhe social; një bashkëpunim i fuqishëm me vendet e rajonit në fushat e migracionit dhe sigurisë do të krijonte një shoqëri më të sigurt për të gjithë ne. Një perspektivë e besueshme e pranimit mbetet një faktor thelbësor në procesin e promovimit të pajtimit dhe stabilitetit në kontinent.”