Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkesë Kuvendit: 17 shkurti, Dita e pavarësisë së Kosovës, të shpallet festë zyrtare në Shqipëri
Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar që 17 shkurti të shpallet festë zyrtare kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Kërkesa është bërë në kuadër të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës që u festua ditë më parë.
Në kërkesë theksohet se duke qenë se kjo datë është një përmbushje e aspiratave shekullore të kombit shqiptar, atëherë 17 shkurti duhet të jetë festë zyrtare në vendin tonë, ashtu si në Kosovë.
“Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare;
si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike; si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar; si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike,
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike”-thuhet në kërkesën e bërë.
Në 17 shkurt të këtij, viti ashtu siç tashmë është kthyer në traditë, presidenti i vendit, Bajram Begaj ishte në Prishtinë në një vizitë 2 ditore në kuadër të festimeve të përvejetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.
B.V/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.5%
-
E gabuar
44.5%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 3218
Lajme të tjera
-
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë vizitë në Luginën e Preshevës! Banorët autoktonë kërkojnë më shumë vëmendje nga Shqipëria dhe Kosova
24 Mars, 17:17
-
New Born 15 vjeç! Disa reflektime për Kosovën
28 Shkurt, 13:39
-
Njohjet për shtetin e Kosovës, peng i marrëdhënieve me Serbinë
19 Shkurt, 11:03
-
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Zeka në ‘Pa Protokoll: Kurti e Osmani 'harruan' Thaçin! Krashi: Shqipëria në krah të Prishtinës! Bogdani: Rama mik i Vuçiç
17 Shkurt, 22:25
-
15-vjetori i Pavarësisë, Rrustemi: Njohja e Kosovës është rruga e vetme për Serbinë! Nurellari: Keqardhje për ata që çliruan vendin e nuk festojnë
17 Shkurt, 20:08
-
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Vuçiç: Sot është ditë e vështirë, por në ditët në vijim kemi lajme të mira për serbët! Ne do i mbrojmë interesat tona
17 Shkurt, 19:26
-
Mero Baze: Njerëzit që preknin pavarësinë e Kosovës
17 Shkurt, 18:53
-
15 vjet pas pavarësisë, moment kritik për Kosovën dhe politikën amerikane ndaj saj
17 Shkurt, 18:35
-
15-vjet Kosovë e pavarur, Basha në Report Tv: 17 shkurti, dita e dytë më e madhe e kombit shqiptar! Tirana të bënte më shumë për të frenuar lojën e Beogradin
17 Shkurt, 17:34
-
Dialogu me Serbinë 15 vite nga Pavarësia, Sejdiu: Kosova s’duhet të japë asgjë më shumë se ç'është në paketën Ahtisari
17 Shkurt, 16:39
-
FOTOLAJM/ Surpriza e veçantë, Posta Shqiptare emeton pullë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17 Shkurt, 16:38
-
Einxhel i uron të birit Pavarësinë e Kosovës: Ta duash e ta mbrosh atdheun e trimave dhe identitetin tënd
17 Shkurt, 16:09