Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi vendet anëtare të BE-së miratuan dje qëndrimin e përbashkët për avancimin e Shqipërisë në një fazë të re të bisedimeve për anëtarësim. Në reagim, Rama sulmoi opozitën dhe kritikët e procesit të integrimit, duke deklaruar se pretendimet për bllokimin e negociatave dhe “ndëshkimin” e Shqipërisë rezultuan të pavërteta.
Kryeministri theksoi se më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të vulosë me sukses fazën hyrëse dhe do të çelë fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.
"Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.
Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi. Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton
Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik. Forca Shqipëria", shkroi Rama.
Grupi i punës për Zgjerimin, COELA i ka dhënë dritën jeshile IBAR-it, raporti i Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme për progresin e deritanishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një draft të përbashkët, i cili pritet të kalojë sot në COREPER, mbledhja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Vendet anëtare në grupin e punës COELA, arritën të dakordësonin pas gati 3 muajsh një qëndrim të përbashkët për Shqipërinë, dokument që ka pësuar ndryshime të shumta gjatë kësaj periudhe krahasuar me variantin fillestar të propozuar nga Komisioni Europian.
Qëndrimi i miratuar ka një gjuhë më të ashpër ndërsa theksi vendoset tek rezultatet konkrete për sundimin e ligjit dhe reformat. SPAK dhe presionet politike ndaj tij dalin në plan të parë, ndërsa korrupsioni cilësohet si “shqetësim thelbësor”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilloi një takim me personalitete nga Austria, të cilët ndër vite kanë mbajtur funksione si ministra, deputetë dhe eurodeputetë dhe që konsiderohen mbështetës të vazhdueshëm të Shqipërisë.
Gjatë takimit u realizua edhe një videocall me Andreas Schieder, Raporter për Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, Balla vlerësoi rolin historik të Austrisë në mbështetje të Shqipërisë, duke theksuar se ky vend ka mbrojtur vazhdimisht interesat shqiptare dhe ka qenë një partner i rëndësishëm në rrugëtimin europian të vendit.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në procesin e integrimit, Balla u shpreh se miratimi i IBAR në Brussels përbën një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe falënderoi mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve austriakë dhe të institucioneve europiane.
Në takim ishte e pranishme edhe deputetja e PS, Romina Kuko, e cila nënvizoi se Austria mbetet një nga mbështetëset më të forta të rrugëtimit europian të Shqipërisë edhe pas më shumë se një shekulli marrëdhëniesh të ngushta mes dy vendeve.
Komente









Vijojne talebanet e Nongrates me gerr verre!!!
PërgjigjuEdhe “Portokallia” ste merr persiper me … je hiperhumorist ..!!
PërgjigjuNqs Europa pranon hyrjen e Shqiperise ne BE me gjithe standartet qe ka Shqiperia ,tregon se vetë Europa ka kapur fundin,gje qe ne fakt e prekim perdite dhe ne qe jetojme ne Europe.
PërgjigjuPrap përçarje, edhe një herë qe po votohet te gjithë bashkë? Po pse ky njeri e pëlqen kaq shumë përçarjen, ju dhe ne.
Përgjigju