Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria sot është më pranë se kurrë me Bashkimin Europian.

Komentet Rama i bëri në një konferencë në 'Universitetin e Kombeve të Bashkuara' në Tokyo të Japonisë, ku lajmëroi se javën e ardhshme do të zhvillohet një konferencë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Teksa e cilësoi aspiratën kombëtare të shqiptarëve për t'u afruar me BE-në si një zgjedhje ekzistenciale për kohën, Rama shtoi gjithashtu se Shqipëria po hyn në një fazë të re të mbylljes së kapitujve të negociatave brenda një viti e gjysmë.

“Në fakt është historia që ndodh ku zëvendësohet arsyeja dhe kur izolimi zëvendëson bashkëpunimin. Ja pse kur komunizmi ra, shqiptarët bënë një zgjedhje që nuk ishte vetëm politike, por ekzistenciale. Zgjodhën demokracinë, hapjen, lidhjet trans-atlantike. Për ne integrimi europian nuk ka qenë kurrë një proces burokratik dhe negociatë teknike. Dhe as ka qenë aksesi në një bankomat. Është një aspiratë kombëtare, një zgjedhje qytetërimi, një angazhim për t’i përkitur plotësisht një familjeje kombesh demokratike. Shqipëria sot është më afër se kurrë me BE-në. Nuk e kemi parë kurrë të jetë kaq konkrete e reale në asnjë moment të historisë tonë moderne. Kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë në BE dhe javën e ardhshme do të kemi një konferencë kyçe ndërqeveritare me BE-në, që i jep fill një faze të re të mbylljes së kapitujve dhe mbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë”, tha mes të tjerash Rama.

Më tej kryeministri Rama tha se Shqipëria e ka dëshmuar që është një partnere e qëndrueshme dhe që e do Europën. “Ne këmbëngulim dhe do të martohemi me BE” tha Rama, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë është një nevojë strategjike për vetë Europën.

Për Ramën, Japonia është një shembull frymëzimi për qëndresën dhe forcën e ringritjes, pas shkatërrimeve masive nga lufta e Dytë Botërore, ku në Hiroshima dhe Nagasaki u hodhën 2 bomba bërthamore.

“Kurioziteti dhe partneriteti ynë shtrihet shumë përtej Europës. Ne kemi shumë për të mësuar nga Azia. Mençuria e Ballkanit Perëndimor mban vlerë shumë të veçantë, për bashkëjetesën mes kombëve. Japonia ofron mësime në diçka edhe më të jashtëzakonshme, për fuqinë e qëndresës. Pak kombe kanë përjetuar një shkatërrim të tillë dhe kanë arritur një rimëkëmbje të tillë. Pak kombe kanë përjetuar kaq shumë transformim. Madhështia nuk matet me mungesën e zmbrapjseve, por me aftësinë për t’u ringritur”, vijoi më tej Rama.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Rama ftoi të rinjtë japonezë të vizitojnë Shqipërinë, për të parë nga afër bukuritë natyrore që ofron vendi ynë dhe ushqimin e mrekullueshëm tradicional që gatuhet në kuzhinat shqiptare.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Rama nga Tokyo: Shqipëria dikur ishte Koreja e Veriut e Europës, sot jemi shoqëria më pro-europiane e kontinentit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria sot është shoqëria më pro-europiane në kontinent.

Komentet Rama i bëri nga një konferencë në Tokyo, kryeqytetin e Japonisë, ku tha se Shqipëria dikur ka qenë ‘Koreja e Veriut’ e Europës, me mungesë demokracie dhe bashkëpunimi me vendet e tjera.

Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Europian, për kryeministrin Edi Rama është një zhvillim shumë i rëndësishëm për të gjithë popullin shqiptar.

Kryeministri gjatë fjalës së tij falënderoi Japoninë për kontributin e dhënë për vendin tonë, gjatë tërmetit të nëntorit 2019, i cili u mori jetën 51 personave në Shqipëri dhe la shumë të tjerë të pastrehë.

“Gjatë tërmetit të 2019 Japonia qëndroi pranë nesh dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë gjë. Ajo që e bën Japoninë të paçmar për ne është fuqia e shembullit të saj si burim frymësimi i pashtershëm. Japonia është bërë një partner i rëndësishëm në integrimin europian të Shqipërisë. Urat e njohurisë rezultojnë më të qëndrueshme se ato të çelikut. Sot Shqipëria është shoqëria më pro-europiane e kontinetit. Jemi të dashuruar. Nga Koreja e Veriut të Europës, në vend kandidat për në BE dhe aleat i NATO-s, në harkun e një jete të jetuar, është diçka mjaft e rëndësishme”, tha mes të tjerash Rama.

Për Ramën, Japonia është një shembull frymëzimi për qëndresën dhe forcën e ringritjes, pas shkatërrimeve masive nga lufta e Dytë Botërore, ku në Hiroshima dhe Nagasaki u hodhën 2 bomba bërthamore.

“Kurioziteti dhe partneriteti ynë shtrihet shumë përtej Europës. Ne kemi shumë për të mësuar nga Azia. Mençuria e Ballkanit Perëndimor mban vlerë shumë të veçantë, për bashkëjetesën mes kombëve. Japonia ofron mësime në diçka edhe më të jashtëzakonshme, për fuqinë e qëndresës. Pak kombe kanë përjetuar një shkatërrim të tillë dhe kanë arritur një rimëkëmbje të tillë. Pak kombe kanë përjetuar kaq shumë transformim. Madhështia nuk matet me mungesën e zmbrapjseve, por me aftësinë për t’u ringritur”, vijoi më tej Rama.

Në përfundim kryeministri duke bërë batuta tha se ndihej i keqardhur që nuk kishte arritur të çonte pak diell nga Shqipëria në Tokyo. Kryeministri ftoi të gjithë të rinjtë e pranishëm në konferencë, por edhe qytetarë të tjerë të Japonisë të vizitojnë Shqipërinë.

“Isha i vetëdijshëm ta mbaja këtë fjalë të premten dhe e premtja është shumë e rrezikshme për të mbajtur një fjalim, sepse të gjithë mezi presin të largohen, jo të dëgjojnë fjalim. Më vjen keq që nuk arritëm të sjellim pak djell në Tokyo, sepse në Shqipëri ka shumë diell. Por mund të vini ta shijoni”, përfundoi Rama.

Ora 15:42
‘Integrimi i Ballkanit Perëndimor nevojë strategjike për Europën’, Rama: Shqipëria e do BE dhe do të martohemi (VIDEO)

Nga Japonia kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat për integrimin e Shqipërisë në BE, proces që ndodhet në një tjetërfazë pas miratimit të raportit nga Këshilli i BE. Rama tha se Shqipëria e ka dëshmuar që është një partnere e qëndrueshme dhe që e do Europën. “Ne këmbëngulim dhe do të martohemi me BE” tha Rama, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë është një nevojë strategjike për vetë Europën.

“Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë nuk është thjeshtë një kërkesë e jona, apo e rajonit, por nevojë strategjik edhe për vetë Europën. Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme, por edhe që e do kaq shumë BE. Ne duam të martohemi, këmbëngulim dhe do të martohemi. Jemi të linjëzuar me politikën e jashtme të BE, aleat i përkushtuar i NATO”, tha Rama.