/ATSH/-Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim procedurat, rregullat, mënyrën dhe kriteret e dhënies dhe numrin e autorizimeve për "dyqanet e çliruara nga detyrimet".
"Dyqane të çliruara nga detyrimet" apo siç njihet ndryshe edhe si "Duty free shop" konsiderohen magazinat doganore private në aeroporte, porte e pikat kufitare tokësore.
Ndryshimi në Kodin Doganor është botuar të premten në Fletoren Zyrtare, duke përcaktuar se do të jetë Këshilli i Ministrave që përcakton me vendim procedurat, rregullat, mënyrën dhe kriteret e dhënies dhe numrin e autorizimeve për "dyqanet e çliruara nga detyrimet" , si dhe kushtet, të drejtat, detyrimet dhe afatet.
Kuvendi miratoi pak javë më parë ndryshimet në Kodin Doganor duke i dhënë kompetencën ministrit të Financave që të autorizojë hapjen e dyqaneve pa taksa në pikat doganore të vendit. Sipas parashikimeve që ka bërë ministria e Financave llogaritet hapja e 17 dyqaneve të çliruara nga detyrimet
/Shqiptarja.com