Tërhiqet nga kandidimi për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD edhe Arben Skënderi, anëtar Kryesie i kësaj force politike, duke e çuar në shtatë numrin e demokratëve që refuzojnë këtë garë. Vendimin e tij, Skënderi e njofton përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se është informuar përmes medias se emri i tij ndodhej në listën e 350 kandidatëve për një vend në Këshillin Kombëtar të PD. Ai shton gjithashtu se zgjedhjet e sotme në Kuvendin Kombëtar janë farsë, ndërsa akuzon PD-në se është kthyer në hibrid të "Republikës së Re" e cila funksionon në bazë të interesave personale dhe financiare.
Postimi i Arben Skënderit ku njofton tërheqjen nga gara
Më herët u tërhoqën Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edith Harxhit, Mimoza Hajdarmatajt, Fabian Topallaj dhe Valbona Mezinit.
Lajmi kryesor: