Këshilltari i kryebashkiakut: Të hënën forcat ruse do të mbyllin hyrjen dhe daljen në Mariupol

Këshilltari i kryebashkiakut: Të hënën forcat ruse do të mbyllin hyrjen dhe daljen në Mariupol

Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit tha se forcat ruse kanë njoftuar se qyteti i rrethuar do të mbyllet për hyrje dhe dalje të hënën, duke paralajmëruar se burrat që mbeten në qytet do të "filtrohen".

Petro Andriushchenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë, tha në Telegram të dielën forcat ruse kishin filluar lëshimin e lejeve për lëvizje brenda qytetit të rrethuar, duke postuar një foto që supozohet se tregon banorët të rreshtuar për kalimet.

Qindra qytetarë duhet të qëndrojnë në radhë për të marrë një leje, pa të cilën do të jetë e pamundur jo vetëm lëvizja mes rretheve të qytetit, por edhe daljet në rrugë nga java e ardhshme”, tha ai.

Në një deklaratë të veçantë të shtunën, Andriushchenko tha se forcat ruse njoftuan se qyteti do të "mbyllet për hyrje/dalje për të gjithë nga e hëna, por do të ketë gjithashtu një ndalim të lëvizjes nëpër rrethe për një javë". 

Andriushchenko shtoi, sipas informacioneve të marra nga brenda qytetit, burrat në qytet do t'i nënshtrohen "filtrimit" nga forcat ruse.

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë pretenduar se forcat ruse kanë kryer filtrim të civilëve në zonat nën kontrollin e tyre, duke i kontrolluar ata në mënyrë biometrike, duke u konfiskuar telefonat e tyre dhe, në disa raste, duke i deportuar kundër vullnetit të tyre në Rusi. Këshilli i qytetit të Mariupolit ka pretenduar se filtrimi ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Rusisë për të mbuluar krimet e mundshme të luftës të kryera në qytet.

Forcat ukrainase që mbronin qytetin më herët kundërshtuan një ultimatum nga Ministria Ruse e Mbrojtjes që u bënte thirrje ushtarëve ukrainas në qytet të dorëzoheshin.


Lajmi kryesor:

Lufta, vijon beteja për Mariupolin! Moska: Vritet komandanti i marinsave ukrainas! Rusia: Sanksionet kundër nesh do falimentojnë Europën! Von der Leyen: Putin po shkatërron vendin e tij


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës