Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 53-të, ku edhe sot, të dielën e Pashkëve, armët nuk heshtin, duke u raportuar për sulme të ashpra në të gjithë vendin.
Mariupol ende reziston, ndonëse me dëshpërim. Ultimatumi i Moskës ndaj ushtarëve ukrainas për t'u dorëzuar dhe do t'i falet jeta ka skaduar, pasi akush prej tyre nuk i uli armët.
Konfirmimi i strategjisë së re të Moskës është fakti se për të tretën ditë radhazi raketat janë rikthyer edhe në zonën e Kievit . Por në këto orë qendra e vëmendjes është Mariupol, një objektiv rus që lidh në mënyrë strategjike Donbassin në lindje me Krimenë në perëndim.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ata nuk do të dorëzohen dhe nuk do tja japin Donbassin Rusisë.
Nga ana tjetër Rusia ka deklaruar se sanksionet që Perëndimi po i vendos atyre, do të çojnë në vetë falimentimin e Europës. Përgjigjja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ishte e menjëhershme, e cila deklaroi se falimentimi i Rusisë është vetëm çështje kohe. Pesë persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur si pasojë e sulmeve në qytetin e Kharkiv, ndërsa Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia dhe Ukraina nuk kanë pasur asnjë komunikim diplomatik kohët e fundit.
Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit tha se forcat ruse kanë njoftuar se qyteti i rrethuar do të mbyllet për hyrje dhe dalje të hënën, duke paralajmëruar se burrat që mbeten në qytet do të "filtrohen".
Petro Andriushchenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë, tha në Telegram të dielën forcat ruse kishin filluar lëshimin e lejeve për lëvizje brenda qytetit të rrethuar, duke postuar një foto që supozohet se tregon banorët të rreshtuar për kalimet.
Qindra qytetarë duhet të qëndrojnë në radhë për të marrë një leje, pa të cilën do të jetë e pamundur jo vetëm lëvizja mes rretheve të qytetit, por edhe daljet në rrugë nga java e ardhshme”, tha ai.
Në një deklaratë të veçantë të shtunën, Andriushchenko tha se forcat ruse njoftuan se qyteti do të "mbyllet për hyrje/dalje për të gjithë nga e hëna, por do të ketë gjithashtu një ndalim të lëvizjes nëpër rrethe për një javë".
Andriushchenko shtoi, sipas informacioneve të marra nga brenda qytetit, burrat në qytet do t'i nënshtrohen "filtrimit" nga forcat ruse.
Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë pretenduar se forcat ruse kanë kryer filtrim të civilëve në zonat nën kontrollin e tyre, duke i kontrolluar ata në mënyrë biometrike, duke u konfiskuar telefonat e tyre dhe, në disa raste, duke i deportuar kundër vullnetit të tyre në Rusi. Këshilli i qytetit të Mariupolit ka pretenduar se filtrimi ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Rusisë për të mbuluar krimet e mundshme të luftës të kryera në qytet.
Forcat ukrainase që mbronin qytetin më herët kundërshtuan një ultimatum nga Ministria Ruse e Mbrojtjes që u bënte thirrje ushtarëve ukrainas në qytet të dorëzoheshin.
Kryetari i Bashkisë së Melitopolit Ivan Fedorov dhe tre ligjvënës të tjerë ukrainas morën pjesë në meshën e Vigjiljes së Pashkëve të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit të shtunën në mbrëmje.
Vatikani tha se Papa u takua privatisht me delegacionin ukrainas përpara meshës.
Fedorov u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar, por u lirua më vonë në një shkëmbim të burgosurish. Qyteti i tij mbetet nën pushtimin rus.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai kishte folur me Kristalina Georgieva, e cila kryeson Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të filluar trajtimin e çështjeve të stabilitetit dhe rindërtimit të Ukrainës pas luftës.
“Ne kemi plane të qarta dhe një vizion të qartë. Jam i bindur se bashkëpunimi me Fondin Monetar do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, tha ai.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal do të marrë pjesë në punën e Fondit dhe Bankës Botërore në Uashington këtë javë.
Ushtria ukrainase njoftoi të dielën se lëvizja e njësive ruse po vazhdon drejt territorit ukrainas nëpërmjet rajoneve Kursk, Bryansk dhe Voronezh, por se ato kanë probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit dhe me moralin e ushtarëve. Sipas tyre, forcat ruse kanë probleme domethënëse me furnizimet dhe se ka pakënaqësi në rritje në radhët e ushtarëve që janë dislokuar në vijën e luftimeve.
Qeveria e Ukrainës ka plotësuar pyetësorin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Këtë e ka bërë të ditur Igor Zhovkva, numri dy i Byrosë.
"Tani presim një rekomandim pozitiv nga Komisioni dhe më pas topi do t'u kalojë Shteteve Anëtare. Një takim i Këshillit Evropian do të mbahet në qershor, ku ne presim që Ukraina të marrë statusin e kandidatit," tha ai.
Sa i përket bisedimeve të pranimit, Zhovkva bëri thirrje për "një procedurë të përshpejtuar. Ne nuk mund të përballojmë 10-15-20 vjet negociata. Shumica e vendeve anëtare na mbështesin".
Volodymyr Baranyuk, komandanti i Brigadës së 36-të të Këmbësorisë Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës, u gjet i vdekur në Mariupol. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i milicive separatiste pro-ruse në Donetsk, Eduard Basurin. Sipas Basurin, Baranyuk mund të jetë vrarë gjatë tentativës për arratisje nga qyteti i rrethuar nga njëqind ushtarë ukrainas më 12 prill. “Në natën ndërmjet 11 dhe 12 prillit, një grup ushtarësh nga Brigada e 36-të Detare, të ndarë nga forcat e armatosura të Ukrainës, u përpoqën të depërtonin në uzinë e rrethuar Ilyich”, shpjegoi Basurin, “arratisja u pengua nga forcat speciale të Republika Popullore e Donetskut. Gjatë inspektimit të vendit, u gjet trupi i komandantit të brigadës, kolonel Baranyuk Vladimir Anatolyevich, sendet dhe armët e tij personale”. Sipas Moskës, gjatë përpjekjes për arratisje më 12 prill, 50 ushtarë ukrainas u vranë nga forcat ruse dhe 42 të tjerë u dorëzuan.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia dhe Ukraina nuk kanë pasur asnjë komunikim diplomatik kohët e fundit.
Në një intervistë për CBS News, Kuleba tha: "Mariupol mund të jetë një vijë e kuqe për bisedimet e paqes dhe situata atje është "e tmerrshme".
Garancia e Rusisë se do të kursejë jetën e ushtarëve ukrainas që dorëzohen dhe vendosin armët, është hedhur poshtë nga Ukraina.
Më herët, kryeministri Denys Shmyhal tha se ushtarët ukrainas kanë mbetur në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe ata "po luftojnë deri në fund".
Kremlini ka thënë se forcat e tij e kishin pushtuar pothuajse plotësisht qytetin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është përgjigjur Rusisë, duke thënë se 'Dështimi kombëtar i tyre është vetëm çështje kohe". “Sanksionet po bëjnë punën e tyre më thellë në ekonominë ruse çdo javë. Eksportet në Rusi kanë rënë me 70%. Shtatëqind avionë rusë humbën licencën për shkak të mungesës së pjesëve rezervë dhe përditësimeve të softuerit. Qindra kompani të mëdha dhe mijëra ekspertë po i kthejnë shpinën vendit", tha ajo, duke raportuar se "sipas parashikimeve aktuale, produkti i brendshëm bruto në Rusi do të bjerë me 11% ".
"Me këtë luftë Putin po shkatërron gjithashtu vendin e tij dhe të ardhmen e popullit të tij", shtoi ajo.
Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev, paralajmëron se "falimentimi i Rusisë mund të çojë në dështimin e Evropës". Kështu raporton Tass.
“Sanksionet anti-ruse mund të shkaktojnë hiperinflacion në Evropë”, shtoi ai, dhe për këtë arsye “falimentimi i Rusisë mund të kthehet në një falimentim të Evropës. Si morale, ka shumë të ngjarë edhe materiale”.
“Sistemi financiar i BE-së nuk është plotësisht i qëndrueshëm, besimi i njerëzve po shembet”, shtoi Medvedev, i cili këshilloi presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të priste mirënjohjen e evropianëve” për hiperinflacionin, i cili nuk mund t'i atribuohet më rusëve, për shkak të mungesës së produkteve bazë në dyqane dhe fluksit të refugjatëve, gjë që do të shkaktojë një valë krimi të dhunshëm më të keq se ai i shqiptarëve (Kosovë). Brukseli do të duhet të ndryshojnë retorikën e tyre. Përndryshe, zjarret e qelbur të bëra me goma do të digjen në rrugët e qyteteve evropiane të mirëndërtuara për nder të heronjve të Maidanit.'
Hipoteza e një mospagimi rus afrohet më shumë, siç thekson New York Times, ndër të tjera: "Moska tashmë ka paralajmëruar se nuk do të pranonte të shpallej e falimentuar, sepse aftësia e saj për të paguar është e kufizuar nga sanksionet që kanë ngrirë aktivet valutore të Bankës Qendrore Ruse," shkruan Corriere.
Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha se bombardimet ruse goditën një kishë në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk, shkruan CNN.
"Orkët [term nënçmues ukrainas për trupat ruse] granatuan kishën në Severodonetsk të Dielën e Palmës," tha Haidai.
Shumë ukrainas respektuan të Dielën e Palmës më 17 Prill në përputhje me kalendarin Julian.
Ekipi i futbollit ukrainas "Prykarpattya" ka vendosur t’i bashkohet pothuajse plotësisht forcave të armatosura ukrainase.
Katërmbëdhjetë futbollistë dhe trajnerët janë betuar për besnikëri dhe mbështetje ndaj popullit ukrainas.
“Ne kishim frikë të pengonim punën e profesionistëve të pranishëm në ushtri dhe për këtë arsye ishim në mëdyshje”, tha njëri prej futbollistëve që vendosi t’i bashkohej ushtrisë, Vasyl Tsyutsyura.
Djali 16-vjeçar i guvernatorit të rajonit të Zaporizhisë u rrëmbye nga ushtarët rusë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Guvernatori Oleg Buryak. Sipas tij, djali po ngiste një makinë që ishte pjesë e një kolone evakuimi nga Melitopol në Zaporizhia më 8 prill. Në makinë ishin dy gra që ai i njihte dhe tre fëmijë të vegjël. Kolona u ndalua nga ushtria ruse në postbllokun Vasylivka, ushtarët u afruan për të kontrolluar. "Ata panë telefonin e djalit tim dhe e nxorën nga makina," tha Buryak, "ata mësuan se unë jam babai i Vladit. Gjatë gjithë kësaj kohe ne jemi përpjekur ta zgjidhim vetë problemin, por është e pamundur".
"Ne mund të luftojmë përballë Federatën Ruse edhe për 10 vjet". Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për CNN .
"Ne nuk mund të heqim dorë nga territori ynë, por duhet të gjejmë një lloj dialogu me Rusinë. Nëse ata janë të aftë, atëherë ne jemi gati, nëse ka një mundësi për të folur, atëherë do të flasim, por jo në bazë e ultimatumit rus," tha Zelensky.
"Është çështje qëndrimi ndaj nesh. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më pak njerëz do të vdesin", shtoi Zelensky.
Që nga mëngjesi i sotëm ka pasur sulme të vazhdueshme me raketa në qytetin e Mykolaiv dhe zonat përreth. "Këtë mëngjes raketat dëmtuan linjat e energjisë elektrike," tha Vitaliy Kim, guvernatori i rajonit, duke shtuar se pavarësisht sulmeve, ushtria ruse nuk e ka lëvizur ende vijën e frontit. Rajoni është tani në ditën e katërt pa ujë pas një shpërthimi në një tub qendror të ujit. Zëdhënësi ushtarak i rajonit thotë se rusët po bombardojnë rrjetet e energjisë elektrike, shtëpitë dhe këndet e lojërave me lloje të ndryshme raketash.
ukraine.jpg" style="height:520px; width:780px" />
Dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur pas bombardimeve në qytetin lindor të Ukrainës Zolote, ka thënë guvernatori i rajonit të Luhanskut, shkruan Sky News.
Serhiy Gaidai tha në një deklaratë: "Në një nga ndërtesat e larta u shkatërruan dy kate. Kemi të paktën dy qytetarë të vdekur, katër të tjerë të plagosur".
Diku tjetër në Ukrainë, pati më shumë raportime sot për sulme ruse rreth zonave të populluara.
Pesë persona u vranë dhe 13 u plagosën pas bombardimeve në qendër të qytetit Kharkiv, njoftoi transmetuesi ukrainas Suspilne, duke cituar autoritetet lokale shëndetësore.
Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit Brovary, i cili është afër Kievit, tha se një sulm me raketa kishte dëmtuar infrastrukturën këtë mëngjes.
Kryetari i bashkisë Kyrylivka, në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës Juglindore, Ivan Malieiev, u rrëmbye nga ushtarët rusë. Kjo është thënë nga administrata rajonale ushtarake e Zaporizhzhia, cituar nga Ukrinform. Malieiev më parë kishte refuzuar të bashkëpunonte me pushtuesit rusë.
Forcat e mbetura ukrainase në qytetin port jugor të Mariupol janë ende duke luftuar, tha sot kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.
Shmyhal tha për programin "This Week" të ABC se trupat po kundërshtonin kërkesën e Rusisë për të lënë armët dhe për t'u dorëzuar dhe kishin ende kontrollin e disa pjesëve të qytetit, shkruan Sky News.
"Qyteti ende nuk ka rënë," tha kryeministri.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministria ruse e mbrojtjes urdhëroi forcat ukrainase në Mariupol të ndalonin luftimet, me Moskën që pretendoi se forcat e saj kishin pushtuar pothuajse plotësisht qytetin port.
Megjithatë, disa orë pas afatit të paradites, nuk kishte asnjë shenjë dorëzimi nga luftëtarët ukrainas të ngujuar në fabrikën e hekurit dhe çelikut Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike të Evropës.
Shmyhal tha gjithashtu se ai dhe zyrtarët ukrainas të financave do të kërkojnë më shumë ndihmë financiare këtë javë gjatë takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.
"Ne kemi nevojë për më shumë para për të përmbushur detyrimet tona humanitare dhe sociale. Tani, vetëm gjysma e ekonomisë sonë është duke punuar. Prandaj ne kërkojmë mbështetje financiare" shtoi Shmyhal.
Pesë fëmijë ukrainas u vranë nga minat dhe kurthet e lëna nga ushtarët rusë në qytetin Trostianets, në rajonin Sumy, në veri-lindje të Ukrainës.
Lajmi u bë me dije nga kryebashkiaku Yurii Bova, i cili nuk ka specifikuar se kur janë vrarë fëmijët.
Beteja për Donbass "është shumë e rëndësishme për Ukrainën", kështu deklaroi Presidenti Voldymyr Zelensky, duke nënvizuar se Kievi nuk do të heqë dorë nga ajo pjesë e territorit. "Kjo mund të ndikojë në rrjedhën e luftës. Unë nuk i besoj ushtrisë dhe udhëheqjes ruse. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund ta humbim këtë betejë", shtoi ai.
Gazetarët e 'Radio Liberty' të Ukrainës thonë se kanë konfirmuar një viktimë si pasojë e fundosjes së anijes luftarake ruse 'Moskv'a, pavarësisht se autoritetet ruse nuk kanë njoftuar për viktima.
Sipas tyre, lajmi për vdekjen e Ivan Vakhrushev, 41 vjeç, ishte postuar nga gruaja e tij në faqen e mediave sociale ruse 'Odnoklassniki'.
"Heroi ynë!!! Vdiq duke kryer detyrën. Luftoi deri në frymën e fundit. Jemi në lot dhe në zi. Do të jeni gjithmonë një hero në zemrat tona", ka shkruar ajo.
Varvara Vakhrusheva u tha gazetarëve se burri i saj kishte vdekur si pasojë e fundosjes. Ajo u informua për vdekjen e tij më 14 prill, duke shtuar se trupi i tij ishte gjetur, por rrethanat e vdekjes së tij nuk ishin zbuluar.
Vakhrusheva tha se 27 anëtarë të tjerë të ekuipazhit ishin të zhdukur, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
Një radhë e gjatë kamionësh është krijuar në kufirin Poloni-Bjellorusi ndërsa shoferët rusë dhe bjellorusë përpiqen të largohen nga Bashkimi Evropian pas një afati sanksionesh.
Në prag të afatit të së shtunës, linja u zgjerua në 80 km (60 milje), me disa shoferë të bllokuar deri në 33 orë. Orë pasi kaloi afati, koha e pritjes ishte shkurtuar në 12 orë, thotë Adam Easton i BBC-së në Varshavë.
BE-ja ka ndaluar kamionët nga Rusia dhe Bjellorusia, përveç atyre që transportojnë ilaçe, postë ose produkte nafte.
Ushtria ruse bombardoi qendrën e Kharkiv, duke vrarë pesë persona. Po ashtu ka edhe 13 të lënduar. Kjo është raportuar nga Departamenti i Shëndetësisë i qytetit të dytë të Ukrainës, në lindje të vendit, sipas raporteve të mediave lokale. Bastisja ndodhi pasditen e sotme, kur banorët filluan të raportonin për shpërthime të forta në qendër të qytetit, shkruan La Repubblica.
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i tha BBC-së se ushtarët ukrainas në Mariupol nuk do t'i dorëzohen Rusisë.
“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t'i jepte fund bisedimeve të paqes për t'i dhënë fund luftës.
Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.
Goncharenko tha se situata në Mariupol ishte "një gjenocid i vërtetë" dhe vlerësoi se rreth 100,000 civilë ndodheshin në qytet.
“Nëse vazhdojnë të rezistojnë, të gjithë do të eliminohen”: është mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse për rezistencën ukrainase të barrikaduar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, pas skadimit të ultimatumit për dorëzim.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Interfax, duke cituar zëdhënësin e ministrisë Igor Konashenkov.
Sot në mëngjes, pak pas skadimit të ultimatumit, gjenerali rus Mizintsev kishte ftuar tashmë të gjitha forcat ukrainase të dorëzonin armët "deri sot", duke i siguruar ata se "të gjitha rregullat e Konventës së Gjenevës për trajtimin e robërve të luftës"
Miliarderi Roman Abramovich udhëtoi për në Kiev në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat ngecën pasi u shfaqën prova të mizorive ruse kundër civilëve ukrainas. Kështu raporton agjencia amerikane Bloomberg përmes burimeve.
Një zëdhënës i miliarderit rus ka mohuar se ai ndodhet në Ukrainë. Abramovich dyshohet se kishte një takim me negociatorët ukrainas për të diskutuar mënyrat për të rinisur negociatat. Miliarderi rus ka vepruar si ndërmjetës që nga fillimi i luftës me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Bashkimi Evropian do të ndajë 50 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare për të mbështetur Ukrainën. Lajmi u bë me dije nga Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic.
Paketa përfshin 45 milionë euro për projektet humanitare në Ukrainë dhe 5 milionë euro për Moldavinë fqinje.
Ushtria e Kievit ka deklaruar sot se që nga fillimi i luftës deri më tani kanë vdekur të paktën 20,300 ushtarë rusë, të cilët janë vrarë që nga fillimi i pushtimit.
Është e pamundur të mendohet se një shifër e ngjashme mund të konfirmohet nga Rusia. Edhe sepse është një numër i bujshëm.
Jo vetëm që nuk do të ketë armëpushim për ditën e Pashkëve, por për më tepër sot në ditën e 53 të Luftës në Ukrainë nuk do të ketë as korridore humanitare për kalimin e civilëve.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar pezullimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga lindja e Ukrainës, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje armëpushimi me ushtrinë ruse.
“Këtë mëngjes nuk arritëm të negocionim një armëpushim në rrugët e evakuimit me pushtuesit. Kjo është arsyeja pse, për fat të keq, ne nuk do të hapim korridoret humanitare sot, "tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.
“Ne po bëjmë thirrje edhe një herë për hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, nga Mariupol”, shtoi ajo.
Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.
Nina Khrushcheva, një profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, tha për BBC-së se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë gjithçka që duhet për të shpallur fitoren në luftë.
“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putini planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse ai duhet të shpallë fitoren dhe ai mund të ketë nevojë të përdorë armë bërthamore taktike, nuk po e parashikoj këtë , ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur të përdorin, "tha ajo.
Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Hruschev udhëhoqi Bashkimin Sovjetik.
Në mars, ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, zonja Hrushcheva kishte thënë se ishte e turpëruar nga zhvillimi dhe se stërgjyshi i saj do ta kishte konsideruar sulmin "të neveritshëm".
Rusia humbi një gjeneral tjetër në terren në Ukrainë. Vladimir Frolov, zëvendës komandant i Ushtrisë së 8-të të Distriktit Jugor u varros dje në Shën Petersburg pasi vdiq në betejë. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori lokal, Aleksander Beglov. Frolov është gjenerali i tetë që humbi jetën në luftëm e nisur nga Moska në Ukrainë më 24 shkurt.
Një sulm me raketa raportohet mëngjesin e sotëm në qytetin Brovary të Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i qytetit Igor Sapozhko.
Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron që të marrë pjesë në hetimin ndërkombëtar për krimet e luftës në Ukrainë, pasi nuk i beson perëndimit. Vetë Vladimir Putin i ka thënë këtë kancelarit austriak, Karl Nehammer, gjatë takimit të tyre në Moskë më 11 prill.
I intervistuar nga NBC, Nehammer raportoi më tej se Putini "nuk i beson botës perëndimore. Kështu që ky do të jetë problemi në të ardhmen," shtoi ai.
Ushtria ruse thuhet se po përgatit një operacion zbarkimi në Ukrainë, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
"Njësitë e Brigadës 810 dhe 155 të Marinës së veçantë nga Moska janë në përgatitje për operacionin e zbarkimit. Informacioni aktualisht është duke u sqaruar”.
Forcat e armatosura të Ukrainës nënvizojnë gjithashtu se njësitë ruse "kanë probleme të rëndësishme sigurie", por "kanë qenë në gjendje të grumbullojnë rezerva të konsiderueshme municioni".
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, për më tepër “pakënaqësia e personelit në repartet e banorëve në vijën e drejtpërdrejtë të kontaktit është në rritje dhe gjendja morale dhe psikologjike mbetet e ulët. Ushtria ruse ankohet vazhdimisht për pajisjet e prishura vazhdimisht, cilësinë e karburantit dhe ushqimit”.
Kryetari i bashkisë së Irpin, Oleksandr Markushin, tha se më shumë se 1000 ndërtesa (71% e totalit) në qytet pësuan dëmtime, duke përfshirë 115 të shkatërruara plotësisht nga bombardimet ruse.
Irpin ndodhet në veri të Ukrainës, në rajonin e Kievit, në rrethin Bucha. Para shpërthimit të luftës kishte rreth 37.000 banorë.
Armët e para të paketës së fundit prej 800 milionë dollarësh të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin "kanë filluar të mbërrijnë". Kjo u raportua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Pentagoni njoftoi të premten se armët e para do të mbërrinin brenda 24 orëve. Në këtë paketë të re ndihme ushtarake, Shtetet e Bashkuara kanë përfshirë, për herë të parë, armë me fuqi të lartë, duke përfshirë 11 helikopterë Mi-17, 18 aviatorë dhe 300 dronë të tjerë Switchblade 'kamikaze'.
Presidenti i Ukarinës, Volodymyr Zelesnky thekson sërish se Ruia po kryen gjenocid në Ukrainë. Në një intervistë për CNN Zelensky thotë se ka prova, audio dhe video në të cilat dëgjohen rusët duke thënë se na urrejnë dhe se do të na shkatërrojnë
"Rusia në Ukrainë po kryen gjenocid. Ata nuk vrasin ushtarë, ata vrasin civilë”, tha ai.
Pas përfundimit të ultimatumit të Moskës që ushtarët ukrainas të dorëzojnë armët, sirenat e alarmit po bien pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës. Lajmi raportohet nga Kyiv Independent.
Moska iu kishte vendosur ultimatum ushtarëve ukrainas në Maripuol që të dorëzojnë armët dhe kështu nuk do të t’i vrasin, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Po krimet e amerikes qe ka masakruar kaq popuj i keni pare ju ? Nuk kam pare njeri te dali e te thote te verteten apo te mritikoj ato masakra , dhe shkaku i luftes ose me mire luftrave ne bote jane amerikanet dhe askush tjeter, izraelitet po masakrojne popullin Palestinez ne vendin e tyre dhe asnje nuk e ngre zerin , perse beni ham ham tani apo sepse duhet te themi ato qe do amerika ? Jane kombi me bastard dhe i pabese ne bote ta dini vec studjoni pak histori ciao
PërgjigjuPutini do i merr zagart e vet vuçiç, lukaqenko dhe rama në hulumtimin e krimeve në Ukrain ????????
PërgjigjuMos e vrit kot popullin per interesat e Amerikes o legen se nuk ke asnje lloj mundesie me Rusin lere propaganden se nuk te ben pune !
PërgjigjuTe gjithe ju qe studiuat ne shkollat e Rusise me bursat (rublat) e Putinit duhet te shporreni nga Shqiperia. Po keshtu edhe ti Beni.
I paska ndersyer Salehu sufllaqet
Ca thu o i verber. Shko shiko njehere andej cfare jane duke bere ruset. Propagande thote
Beni Benkov gavari Mooskvaaaa