DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet

DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet

Suel Çela, Artan Hoxha dhe Dedan Gjoni

SPAK ka identifikuar Suel Çelën, alias Marjus Lulaj dhe anëtarët e organizatës së tij kriminale me bazë në Elbasan si autorët e vrasjes me paramendim të mbetur në tentatitvë ndaj Ardjan Çapja, 4 vite më parë. 
Përgjimet e SkyEcc dhe Encrochat kanë zbuluar se Suel Çela kishte nisur përgatitjet 6 muaj para, duke nisur kontaktet për të gjetur ‘dorasin’ që do ta eliminonte me snajper rivalin e tij. Më 8 qershor 2020. Çapja u godit me snajper nga një distancë mbi 300 metra teksa kishte dalë në oborrin e banesës. Në këtë ngjarje ai mbeti i plagosur rëndë.

 E gjithë vrasja u koordinua nga grupi përmes bisedimeve në Sky e Encrochat të cilat janë zbërthyer. Ndërkohë për këtë ngjarje Dedan Gjoni, i cili në atë kohë mbante postin e zv/shef i komisariatit të Elbasanit, i mbante në përditësim me informacionet lidhur me ecurinë e hetimeve dhe pistat e hetimit të policisë së Elbasanit.

E 4 ditë më pas Marjus Lulaj komunikon dhe me gazetarin Artan Hoxha ku i tregon detaje nga ngjarja. Si forcat RENEA kishte zbuluar vendin nga ishte qëlluar dhe se Snajperi  ka pasur numër serie 338

Marjus Lulaj i shkruan Artan Hoxhës: Vendi u zbulua nga RENEA
Në dosje rezulton se më 12 qershor 2020 Marjus Lulaj komunikon me gazetarin Artan Hoxha të cilit dyshohet se i jep detaje në lidhje me të dhënat teknike të armës së përdorur në ngjarjen e datës 08.06.2020, në të cilën ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Ardjan Çapja të cilin e konsideron njeri me fat që i ka shpëtuar.
Marjus Lulaj i shpjegon së ështe zbuluar nga RENEA vendi nga është realizuar qitja, llojin e armës e cila sipas tij ka qenë Sniper, me numër serie 338, realisht është kalibri i fishekut të përdorur, e cila ka si tipar dallues faktin që pas shkrepjes, gëzhoja nuk del automatikisht nga foleja e fishekut dhe në këtë rast është qëlluar vetëm një herë, duke lënë të kuptohet që sniper ka qenë armë jo automatike ose gjysëm automatike. 

Marjus Lulaj i shkruan "...fat kurve...shpirt mace...ske ca thu...po sa her do e ndimoi fati...nje her do e braktisi...numri seris 338...shum e mir si arm...kush merr vesh na snajperi e kupton...po pra...e kan gjet vendin nga esh ber goditja...ka arrdh renea...kta budallejt ktu kerkoshin per gzhoj po shnajperi nuk le gzhoj se esh me shul e ne kte rast 1 her esh gjujt...esht ndertesa anash rruges...e kan gjet fiks rrenea..."

Dedan Gjoni, i blenë makinë i informonte për hetimet

Xhino Roka është pjesëtari i grupit që mbante kontaktet e Suel Celës me Zv/shefi komisariatit të policisë së Elbasanit, Dedan Gjonin, të cilit një muaj para atentatit i kishin bërë dhuratë një makinë Benz B Klas.

SPAK thotë se informacionet lidhur me ecurinë e hetimeve dhe pistat e hetimit të policisë së Elbasanit, Xhino Roka dyshohet se i ka marrë nga Dedan Gjoni, me të cilin komunikon edhe ditën e atentatit dhe e pyet nëse do bëhen kontrolle banesash në Elbasan edhe nëse punonjësit e policisë të ardhur nga Tirana do jenë të pranishëm në qytet.

Pasditen e 8 qershorit 2020 Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin ku interesohet nëse gjatë mbrëmjes do të ketë apo jo kontrolle në Elbasan. Xhino i shpreh siguri lidhur me disa persona të cilët edhe nëse kapen nuk flasin se janë të provuar. Gjithashtu i jep informacion se Ardian Çapja ka kundërshtarë një person me emrin ‘Kamer’

“Nga darka mund t’vim kontroll?",i shkruan Xhino Dedanit 

Grupi këshillohet të bëhet kujdes për përgjimet ambientale ndërsa punohet dhe për të eliminuar të gjitha pamjet që kamerat e sigurisë në një hotel aty ku ka ndodhur vrasja të jenë të fshira

"Ai ska gja, ka shpëtu. Kujdes se do të ket shumë përgjime ambientale. Ka shpëtu për 1 mm.. fatin me kapul dhe ne fat dhim..’", shkruan  Marsjus Lula në një bisedë

Një ditë pas atentatit edhe i vëllai i Suel Celës, Mario Cela duke komunikuar me Klaus Matoshin, i thotë se është në kontakt me policinë.

"Jemi online me pol. Na njoftoi, rri i qet.. tash", shkruan ai.

Në një bisedë tjetër mes anëtarëve të grupit, Klaus Matoshi dhe Xhino Rokës, ky i fundit thotë se policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me lëvizjet e kryera ditën e ngjarjes

"..Skan asigja...Jan zore zemra.... Mund tken kap makinen ge kam mar ate.... Dhe thojn iku na peqini....Makina ka qen me targa fallco....Dhe un u ktheva bradashesh ika per tr....Jan zero skan asigja fare...Se njef njeri ate makin...E cova ne tr na drreka...E mylla te eli...", ishkruan Xhino Roka, Klaus Matoshit

Ndërkohë Xhino i dërgun Dedan Gjonit mesazhet "….Ato lart ktu jan akoma... Kan fillu ndalime...Ngjova per sot kontrrolle hane sash...Ok shok".

Ndërsa në një mesazh tjetër ai kërkpon të mësojë se cfarë po ndodh me hetimet


"...Shum qeci na koperativa (Sqarim redaksional:Shumë qetësi tek komisariati) ...Si duken? Ca thon... Der ku jan me kamerat... Kan ndonje gje ku kapen kan fol gje? Shum qeci...Prandaj... Po pra... Te fusin dyshim... Po ashu thojn... Presin pergjime dhe ambjentale... Dhe te lidhin dicka... Me kamerat der ku kan shkuar... Der rruges per peqin? Ok shok... Qekan ba shum te mcef... Kuptoj... Mir shok... Per kte thash mos kishim ndonje te re... Okk rrofsh... Kalofsh mir shoku..."

Komunikimet me Dedan Gjonin vijojnë edhe më 24 qershor 2020, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës kuptohet që Xhino e pyet në lidhje me marrjen në pyetje të personit që ka targat e makinës të përfshirë në ngjarjen e datës 08.06.2020. Gjithashtu e pyet nëse kanë informacione të reja në lidhje me automjetin tip golf. Në vazhdimësi Xhino i shprehet që unë i kam treguar "shokut" (Suel Cela) të gjitha çfarë më ke thënë ti dhe i kërkon që ta lajmërojë nëse del diçka e re. 
 

"...Ca provash te reja kan?...Po e kan mar ne pytje ate qe ka targat ne emer...Po ska pas lidhje...E kan lcu...Po tani ku jan ca pike?...Ai sqetlla?... Ca kishte then prap u pengova?...Po dihet puna atyre...Po per golfin kan te dhen tjeter...Apo vetem targat dhe ikjen te markata?...Kuptoj...Si duket situata ty?...Hahaha Okk u kry... Vetem bashk flasim...Ato kan probleme me gjith qyteti... Kshuqe kush smund ta ket be...Hahaha....Jemi fiks paket...Sbehet fjal...Ban shum mir qe ma thu...Dhe ja kam trregu tgjitha ca mke than shokut...E di shok...Te kuptova... Marrje... Hahaha... Mir shok ngjojm prap se u lirun dhe kto flasim rehat... Me lajmero per ndonje te re...Klm...Pa merak...Sdi gje asnji... Qysh e tham zoti un ti zjarrmi dhe shoku... Hahaha..." shkruan  Xhino Roka.

Më 25 qershor 2020, Xhino Roka komunikon me Ado Xhikan, të cilin e bën me dije se veprimet hetimore të policisë për ngjarjen e datës 08.06.2020 janë të ezauruara dhe se automjeti VW Golf me të cilin janë larguar për në Tiranë ka ndryshuar karakteristikat e jashtme.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty

Foto: Pajtime Fetahu dhe Suel Çela

Pajtime Fetahu është ish-kryegjyqtarja e Elbasanit e arrestuar ditën e djeshme në kuadër të megaoperacionit të SPAK. Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja. Gjithashtu është bërë e ditur se kjo e fundit ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.

Së fundmi janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj. Nga bisedat duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.

Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:

Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?

Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.

Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.

Marjus Lulaj: Pa diskutim po.

Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti.

Marjus Lulaj: Hahahaha.

Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne.

Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore.

Marjus Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.

Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.

Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…

Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike