Pavarësisht se sezoni turistik është në kulmin e vet, problem i mbeturinave vazhdon të jetë shqetësues në sidomos në zonat më të bukura turistike te vendit. Këto janë disa foto të shkrepura në rrugën që lidh Borshin me fshatin Piqeras, ku mbetjen grumbullohen dhe më pas digjen anës rrugës. Pamjet që nuk kanë nevojë për shumë koment, lënë një shije të hidhur jo vetëm për turistët vendas por edhe ata të huaj, ku pamje të tilla janë një absurd që dëmtojnë natyrën dhe shëndetin e turistëve.
 
Si të mos mjaftonte kjo në këtë grumbull plehrash janë edhe 2 qytetarë që merren me gjithë procesin duke e bërë edhe më te rëndë pamjen që gjithë automjetet që kalojnë në këtë rrugë, janë të detyruar të përballen. Shpresojmë që autoritetet pas këtyre fotove të reagojnë ...

borsh

borsh
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)