Klubi i Futbollit Tirana bën me dije se vajza e futbollistit Freddy Alvarez është ndarë tragjikisht nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin shqiptar. I gjithë klubi bardheblu po qëndron pranë futbollistit 30-vjeçar dhe familjes së tij në këto orë të vështira, teksa ende nuk ka asnjë informacion për shkaqet e ngjarjes tragjike.
"Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe", njofton klubi bardheblu.
KF Tirana kishte sot në program ndeshjen kundër Flamurtarit në orën 13:30, teksa dueli i Superligës është shtyrë për nesër (po në 13:30) pas mirëkuptimit mes dy klubeve. Mesfushori nga Costa Rica, Freddy Alvarez, u bashkua me KF Tiranën në merkaton e këtij janari, ndërsa është aktivizuar për tre takime në Superligë dhe Kupën e Shqipërisë.
Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet dhe shprehet se qëndron pranë futbollistit dhe familjes së tij në këto momente të vështira, ndërsa zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes KF Tirana - Flamurtari.
"Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie", shkruan FSHF.
Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të vajzës së mesfushorit të KF Tiranës, Freddy Alvarez. FSHF bën me dije se qëndron pranë tij dhe familjes në këto momente zie.
Institucioni i futbollit zyrtarizon se ndeshja KF Tirana - Flamurtari nuk do luhet sot sipas programit, por nesër në orën 13:30 në stadiumin "Selman Stërmasi".
"Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij.
Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë. Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie", bën me dije FSHF.

Ndarja nga jeta e vajzës së futbollistit Freddy Alvarez ka tronditur KF Tiranën. Klubi bardheblu në mirëkuptim edhe me Flamurtarin kanë vendosur që sfida mes tyre e cila ishte programuar për këtë të shtunë në orën 13:30 të shtyhet. Dueli do luhet nesër (e dielë) në 'Selman Stërmasi' në orën 13:30.
Komente









