Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 prej pjesëtarëve të grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja.
Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja, Zamir Aliaj u arrestuan me urdhër të SPAK në dhjetor. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi Rraja së bashku me 2 grupe të tjera, kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. SPAK zbardhi edhe tre episode droge nga vitet 2020-2021.
I pari, më datë 3 nëntor 2020, gjatë të cilit autoritetet e Malit të zi sekuestruan 1722 kg bimë narkotike marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë. Episodi i dytë është shënuar më 23 nëntor po të vitit 2020, ku u sekuestruan në Holandë 475 kg kokainë që ishte dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen. Ndërsa episodi i tretë është shënuar në datë 26 janar 2021, ku në Turqi u sekuestruan 236 kg marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria.
Report Tv ka siguruar gjithashtu dhe dosjen hetimore ku nëpërmjet mesazheve të Sku Ecc, dokumentohen 3 episodet e trafikimit të drogës.

Lajmi në përditësim...
Komente












