KFOR-i u do mbyll rrugët alternative

KFOR-i u do mbyll rrugët alternative
Komandanti i KFOR-it për veriun e Kosovës kolonel Adolf Konrad ka njoftuar të premten edhe zyrtarisht përfaqësuesit e serbëve të veriut për urdhrin e krahu jugor të NATO-s, me seli në Napoli, me të cilin kërkohet që KFOR-i t’i mbyll të gjitha rrugët alternative në veri të Kosovës.

Pas njoftimit zyrtar, të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve kanë reaguar duke thënë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë mbylljen e këtyre rrugëve alternative. Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq ka thënë se popullata serbe në veri është e vendosur që të mos lejoj KFOR-i t’i mbyll këto rrugë. 

“Do t’i bllokojmë të gjitha rrugë dhe do të dalim masovikisht nëpër barrikada duke pamundësuar në këtë mënyrë edhe lëvizjen e KFOR-it”, ka thënë Pantiq.

Në anën tjetër, Marko Jakshi, njëri nga liderët serb, ka theksuar se është e dhimbshme që në tërë këtë skenar është edhe xhandarmëria serbe dhe ministri i brendshëm serbe, Ivica Daçiq.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës