Khloe Kardashian ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo e pagëzoi të bijën me emrin True dhe zgjodhi Kim-in si kumabrën e saj ligjore. Mirëpo vetëm pas disa muajsh ka zbuluar arsyen e këtij veprimi.
Khloe u shpreh se Kim është ajo që kujdeset më shumë për të. “Ndihem sikur gjatë shtatzënisë tim Kim e harroi veten e saj. Ajo u mundua që unë të jem mirë, të dukem mirë dhe të kem më të mirat. Ajo është shumë e sigurtë për jetën e saj, ndaj do të jetë një kumbarë shumë e mirë ligjore,”- tha Khloe.
Edhe në ditët e tradhtisë së Tristian Thompson, Kim ka qenë më pranë Khloes.

Komento
Komente

