Ekspertë të njohur të drejtësisë evropiane dhe Këshillit të Europës (KiE) kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgosurve në Shqipëri, duke propozuar edhe disa ndryshime konkrete ligjore për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.
Lidhur me këtë diskutim, Avokati Plarent Ndreca në studion e emisionit 'RePolitix' në Report TV, e ka cilësuar rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si më flagrantin dhe skandalozin në vendosjen e një mase sigurie.
"Kur përmenda rastin e Beqjas, por në fakt më skandaloz dhe besoj që është kulmi i arbitraritetit dhe me vendosjen e një mase është rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Sepse është heqje nga detyra dhe askush nuk ka vlerësuar proporcionalitetin dhe faktin që ky zotëria është drejtuesi i qytetit më të madh të Shqipërisë dhe ka një interes publik për qëndrimin e tij në zyrë. Dhe e kanë hequr nga detyra", tha mes të tjerash Ndreca.
Ndërkohë ish-Prokurori Ervin Karanxha në studion e emisionit ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, teksa është diskutuar për këtë çështje, ka thënë se numri i lartë i të paraburgosurve vjen kryesisht nga formimi profesional i prokurorëve e gjyqtarëve.
Kjo pasi sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë 9 masa të ndryshme sigurie që mund të kërkojnë e aplikojnë, por zgjedhin vetëm atë të ‘arrestit me burg’.
Karanxha shtoi se numri i lartë i të paraburgosurve i ka nxjerrë namin e keq Shqipërisë edhe në botë, pasi sipas tij, këtu diskutohet që të burgosesh për 0.2 gram hashash.
“E para vjen nga formimi profesional i gjyqtarëve. Pra domethënë kur nuk i njeh mirë masat e sigurimit. Kodi i procedurës penale ka 9 masa sigurimi, pse pikërisht zgjedh vetëm atë të arrestit me burg që po krijon një imazh negativ për vendin tonë. Pra në çdo vend diskutohet edhe në raportet ndërkombëtare që në Shqipëri burgosesh edhe për gjëra që nuk janë ligjore. Këtu shikon burgosje edhe për 0.2 gram kanabis. Njëri në Peqin ishte në paraburgim për 0.7 gram hashash. Diskutohet për 7 vite burg”, tha mes të tjerash Karanxha.
Teksa tha se shqiptarët po kalben burgjeve, Karanxha kërkoi që gjyqtarët e prokurorët të ndryshojnë mentalitetin përmes trajnimeve të ndryshme, në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë një numër kaq të lartë të paraburgosurisht.
Karanxha gjithashtu se nevojiten edhe ndryshime ligjore, për të ulur trendin e lartë të paraburgimeve, në mënyrë që t’i përshtatemi politikave të BE-së, ku Shqipëria synon të aderojë.
“Po i kalbim shqiptarët burgjeve. Nuk është kjo zgjidhja. Trupa e prokurorëve e gjyqtarëve duhet të ndryshojnë mentalitetin. E dyta duhen ndryshime ligjore. Fati që numri i të paraburgosurve është shumë më i lartë se numri i të burgosurve, tregon që kemi një trend të krijuar ndër vite. Është trend që nuk korrespondon me drejtimin që po shkojmë ne në Europë. Ky trend është rritur shumë. Amnistitë gjithmonë kanë dalë njëherë në 4 vite. Tani s’kanë kaluar 2 vite dhe kemi nevojë për amnisti sërish. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të merret vetëm me amnistinë, por duhet të nxjerrë shkaqet pse u mbushën burgjet kaq shpejt. Tregon për një politikë të ashpër penale. Duhet të marrim masa që të mos ndodhin sepse i bie që të mbushen burgjet prap dhe të bëjmë amnisti çdo 6 muaj”, shtoi Karanxha.
Ndërkohë lidhur me numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-gjyqtarja Joana Qeleshi ka propozuar që Kuvendi të ndërhyjë në kodin penal, për zgjidhjen e kësaj situate, duke qenë se gjykatat nuk po reflektojnë vetë.
“Ligjvënësi kur ka një situatë problematike, nuk shkon dhe bën një kod represiv dhe politikë penale më keq sesa është. Sepse zgjidhja ndaj kriminalitetit nuk është që ti të ashpërsosh dënimet, sepse kjo është një nga masat. Por masat e tjera ti i ke, duhet të kesh një qasje gjithëpërfshirëse që te edukimi, masat edukuese, etj. Atëherë çfarë bën ligjvënëse kur ka një situatë që duhet t’i gjejë zgjidhje? Që të jetë në përputhje me Strasburgun, me atë çfarë thotë ligji jonë, me standardet që të shmangim rastet e dënimeve të Shqipërisë, të plotësojmë kriteret dhe opinionet që kemi qoftë për burgjet, etj, atëherë ligjvënësi duhet të ndërhyjë. Nëse sistemi gjyqësor nuk reflekton vetë, që s’ka reflektuar, pra është në të kundërt me çfarë thotë ligji, në këndvështrimin tim e vetmja zgjidhje aktuale është ndërhyrja në ligj”, tha mes të tjerash ish-gjyqtarja Qeleshi.
Ndërkohë avokati Rezart Kthupi është shprehur në emisionin 'RePolitix' në Report TV se në Shqipëri ka nevojë për një politikë penale afatgjatë.
“Nevoja është që të ndërtosh një politikë penale afatgjatë. Këtu bëhet amnistia penale sepse kapaciteti i burgjeve nuk pranon më të ketë kaq shumë njerëz. Kjo nuk ndodh se kemi shumë të dënuar, por sepse kemi shumë të paraburgosur. Asnjë nga të paraburgosurit nuk përfiton nga amnistia, nëse nuk përfshihen edhe çështjet që janë në gjykim. Nëse nuk përfshihen në ligj nuk përfiton asnjë nga këta që janë të paraburgosur. Do përfundojmë me këtë amnistinë që do kemi 3 të paraburgosur dhe një të burgosur”, tha mes të tjerash Kthupi.
Numri i të paraburgosurve në Shqipëri është rreth 2570, ndërsa numri i të burgosurve 1898, ç’ka tregon edhe një disbalancë jo logjike.
Avokati Rezart Kthupi është shprehur se në Shqipëri ka nevojë për një politikë penale afatgjatë.
Komentet Kthupi i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se amnistia penale do të krijojë një disbalancë edhe më të madhe mes numrit të të burgosurve dhe të paraburgosurve në Shqipëri.
“Nevoja është që të ndërtosh një politikë penale afatgjatë. Këtu bëhet amnistia penale sepse kapaciteti i burgjeve nuk pranon më të ketë kaq shumë njerëz. Kjo nuk ndodh se kemi shumë të dënuar, por sepse kemi shumë të paraburgosur. Asnjë nga të paraburgosurit nuk përfiton nga amnistia, nëse nuk përfshihen edhe çështjet që janë në gjykim. Nëse nuk përfshihen në ligj nuk përfiton asnjë nga këta që janë të paraburgosur. Do përfundojmë me këtë amnistinë që do kemi 3 të paraburgosur dhe një të burgosur”, tha mes të tjerash Kthupi.
Po ashtu Kthupi deklaroi me ironi se në Shqipëri është vendosur një standard i jashtëzakonshëm për masat e sigurisë, ku burrat lihen gjithmonë në ‘arrest me burg’ ndërsa gratë në ‘arrest në shtëpi’.
“E bukura është se m’u kujtua ky vendimi i djeshëm i Gjykatës së Durrësit, që është krijuar një standard i jashtëzakonshëm në masat e sigurisë, që burrat janë gjithmonë me burg, ndërsa gratë gjithmonë në shtëpi”, tha mes të tjersh Kthupi.
Ish-gjyqtarja Joana Qeleshi, teksa u diskutua për numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri, është shprehur se ligjvënësit (deputetët) duhet të ndërhyjnë në kodin penal, për ndryshimin e situatës.
Komentet Qeleshi i bëri në emisionin ‘RePolitix’ në Report TV, ku tha se pas disa raporteve për numrin e lartë të të paraburgosurve, sistemi gjyqësor jo vetëm që nuk po reflekton, por sipas saj po bën të kundërtën.
“Ligjvënësi kur ka një situatë problematike, nuk shkon dhe bën një kod represiv dhe politikë penale më keq sesa është. Sepse zgjidhja ndaj kriminalitetit nuk është që ti të ashpërsosh dënimet, sepse kjo është një nga masat. Por masat e tjera ti i ke, duhet të kesh një qasje gjithëpërfshirëse që te edukimi, masat edukuese, etj. Atëherë çfarë bën ligjvënëse kur ka një situatë që duhet t’i gjejë zgjidhje? Që të jetë në përputhje me Strasburgun, me atë çfarë thotë ligji jonë, me standardet që të shmangim rastet e dënimeve të Shqipërisë, të plotësojmë kriteret dhe opinionet që kemi qoftë për burgjet, etj, atëherë ligjvënësi duhet të ndërhyjë. Nëse sistemi gjyqësor nuk reflekton vetë, që s’ka reflektuar, pra është në të kundërt me çfarë thotë ligji, në këndvështrimin tim e vetmja zgjidhje aktuale është ndërhyrja në ligj”, tha mes të tjerash ish-gjyqtarja Qeleshi.
Po ashtu Qeleshi tregoi edhe një skemë sesi ligjvënësit mund të ndërhynin në kodin penal për të bërë të mundur uljen e numrit të të paraburgosurve. Ajo tha se me ndryshimet në ligj mund të vendoset që për një kategori të caktuar personash (si përshembull ata që nuk kanë qenë të dënuar më parë, ose ata që nuk paraqesin rrezik) gjykatësit nuk mund të caktojnë masën ‘arrest me burg’.
“Që do të thotë në kodin e procedurës penale i duhet thënë gjyqtarit që ti masë sigurie ‘arrest me burg’ për këtë kategori veprash, për persona të pa-dënuar më parë dhe kritere të tjera që mund të caktohen, nuk cakton dot. Dhe në këtë rast ti zgjidh edhe situatën që gjyqtari është i qetë sepse e ka në ligj dhe nuk i thotë njeri pse e nxorre apo pse nuk e nxorre”, vijoi më tej Qeleshi.
Avokati Plarent Ndreca e ka cilësuar rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si më flagrantin dhe skandalozin në vendosjen e një mase sigurie.
Komentet Ndreca i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku u diskutua për numrin e lartë të të paraburgosurve në vend, ç’ka bëri që për këtë çështje të reagonte edhe KiE.
Ndreca theksoi se në rastin e Veliajt Prokuroria nuk ka asnjë argument për ta mbajtur në paraburgim, teksa shtoi se nuk është marrë parasysh as fakti që ai është kryetari i Bashkisë më të madhe në Shqipëri.
“Është shumë e rëndësishme, gjatë gjithë kohës Prokuroria ka barrën për t’i treguar gjykatës se përse duhet të vijojë ajo masa e sigurimit ‘arrest me burg’, një gjë që nuk zbatohet. Madje kodi i procedurës e ka njëherë në 2 muaj. Prokurori duhet të shkojë para gjykatës dhe të informojë gjykatën pse duhet të rrijë në burg. Kur përmenda rastine Beqjas, por në fakt më skandaloz dhe besoj që është kulmi i arbitraritetit dhe me vendosjen e një mase është rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Sepse është heqje nga detyra dhe askush nuk ka vlerësuar proporcionalitetin dhe faktin që ky zotëria është drejtuesi i qytetit më të madh të Shqipërisë dhe ka një interes publik për qëndrimin e tij në zyrë. Dhe e kanë hequr nga detyra. I caktuan një masë dhe po bën një vit dhe askush nuk verifikon, para dy ditësh bëri një kërkesë për zëvendësim mase dhe nuk jepen... e di kush ishin argumentat? Argumenti i prokurorisë është ‘sepse zotëria është mbrojtur’.
Pra sipas Prokurorisë ai s’duhet të realizojë as të drejtën për t’u mbrojtur që të ketë mundësi që të dalë jashtë. Pra i thonë ‘ti ke lobuar në Amerikë’ apo ‘ke lobuar me avokatë’. Dhe fakti që ti ke lobuar është shkak për të mbajtur në burg. Dhe kë? Kryetarin e Bashkisë të qytetit më të madh shqipfolës. Dhe unë mendoj se ky është kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë. Por nuk verifikohet çfarë rreziku ka, ose nëse duhet të qëndrojë akoma në paraburgim apo jo”, tha mes të tjerash Ndreca.
Ish-gjyqtarja Joana Qeleshi është shprehur se numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, është përgjegjësi thuajse direkte e gjyqtarëve, por edhe e prokurorëve.
Komentet Qeleshi i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se problemi i numrit të lartë të të paraburgosurve nuk është te ligji, por te zbatimi i ligjit.
“Ne nuk kemi problem ligjin, pasi kemi një legjislacion modern, por kemi problem zbatimin e ligjit. Kemi problem sesi prokuroritë dhe gjykatat kanë perceptuar ndër vite masat e sigurimit. Ligji na e thotë që arresti me burg është masa e fundit në atë rast kur asnjë masë tjetër nuk arrin dot të plotësojë nevojat e sigurimit. Gjyqtarët kanë tendencën që sa të përgojohen, le të rrijë ai tjetri në arrest me burg. Këtu kanë patur një rol negativ gjykatat më të larta. Gjykata e Apelit dhe veçanërisht Gjykata e Lartë duhet të mbajë qëndrime që lidhen me respektimin e ligjit. Ne kemi një vendim unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kemi vendime të Strasburgut për Shqipërinë posaçërisht për masat e sigurimit”, tha mes të tjerash Qeleshi.
Ajo shtoi se paraburgimi veç të tjerash shkakton edhe drama të mëdha sociale, siç është humbja e punës apo largimi i familjarëve, prandaj sipas saj, kjo masë nuk duhet të aplikohet vend e pavend.
“Çështja është që kur gjykatat nuk përgjigjen me zbatimin e ligjit siç ligji është, atëherë duhet gjetur një zgjidhje. Garancia pasurore është një nga masat më normale nëpër botë. Pjesa e masave të sigurimit është e rëndësishme sepse lidhet me parimin e prezumimit të pafajësisë. Nuk është thjeshtë çështje a duhet të caktojmë një masë arrest me burg apo jo. Në momentin që t’i dënohesh me vendim të formës së prerë bëj burg 10-20 vite sa ta ka caktuar gjykata. Por në rastin kur nuk është dhënë një vendim i formës së prerë, persona që nuk kanë precedentë, ose ata që dyshohen për vepra të lehta, nuk kanë pse të rrijnë arrest me burg. Sepse është edhe impakti social. Arrest me burg do të thotë që humbet punën, familja i largohet… Pra ka një dramë sociale që është përtej masës”, shtoi Qeleshi.
Komente












I gjithi si panel jeni per burg. Se kuptoj per ca behet gjithe ky teater? Ke doni te genjeni, njerezit qe vidhni perdite me tendera korruptiv?
Përgjigju