TIRANE - Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit në Shqipëri vijojnë të jenë shqetësues përsa i përket aksesit bazë që ofrojnë tek popullsia. I këtij mendimi është Verena Taylor, drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve në Këshillin e Europës, e cila thotë se kujdesi shëndetësor dhe aksesi në arsim duhet t’i ofrohen çdo qytetari në mënyrë të barabartë.
Në një intervistë për Report TV, Taylor thekson pse këto dy sektorë janë të rëndësishëm në dokumentin e ri të programit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe KiE, që u prezantua këtë të martë.
“Po padyshim që janë shqetësim sepse e drejta e njeriut për kujdes shëndetësor nuk duhet të varet nga aftësia e tij për të dhënë ryshfet. Sistemi shëndetësor duhet të ofrojë aksesin bazë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse ata njohin një mjek apo dikë tjetër. Kështu që po, natyrisht që është një shqetësim i madh për ne sepse korrupsioni në shëndetësi çon në shkeljen e të drejtave sociale, sa i përket trajtimit të barabartë në shëndetësi. Po kështu edhe arsimi është gjithashtu shqetësim. Dhe ne kemi zhvilluar në Shqipëri një kurrikulë për edukimin anti-korrupsion që përdoret tashmë në shkollat fillore, sepse duhet ta nisësh shumë herët. Por natyrisht nevojitet edhe një nivel tjetër për të zbuluar korrupsionin në arsim dhe për ta luftuar atë. Pra po punojmë edhe lidhur me këtë”, thotë Taylor.

(Verena Taylor, drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve në Këshillin e Europës)
Një tjetër objektiv i rëndësishëm në dokumentin e ri të bashkëpunimit Shqipëri-KiE për periudhën 2015-2017, është edhe reforma në drejtësi. Taylor, vë në dukje se veç Komisionit të Venecias, i cili do të japë opinionin e tij lidhur me propozimet që janë bërë për këtë reformë, KiE do të ofrojë asistencën e vet përmes instrumenteve të tjerë për të përmirësuar funksionimin e drejtësisë. Nga ana tjetër, ajo thekson se kjo reformë nuk duhet të përdoret për interesa të partive politike.
“Padyshim, mendoj që kjo reformë nuk duhet të jetë vendim partiak. Një paketë reformash është absolutisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në mënyrë që të ecë përpara, apo që të sigurojë një mundësi për investimet dhe që do të tërhiqte investitorët e huaj. Ndaj dhe një gjë e tillë, nuk do të duhet të ishte një lojë e interesave të partive politike”, shprehet ajo.
Taylor ndodhej në Tiranë, në një vizitë një ditore pikërisht për prezantimin e programit të ri i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës për periudhën 2015-2017.

Intervista e plotë
Zonja Taylor, faleminderit për këtë intervistë. Do të doja ta nisnim me dokumentin që u prezantua sot për programin e bashkëpunimit për Shqipërinë 2015-2017. Çfarë përfaqëson ky dokument për partneritetin mes Këshillit të Europës dhe Shqipërisë?
Shqipëria ka tashmë 20 vjet që është anëtare e Këshillit të Europës, por edhe përpara se të bëhej anëtare, ne kemi bashkëpunuar mjaftueshëm. ndërsa në 5 vitet e fundit ne kemi bazuar bashkëpunimin tonë në një nivel më strategjik, çka është shprehur përmes dokumentit të parë të bashkëpunimit 2012-2014, në bazë të të cilit zhvilluam këtë dokument të ri.
Ky i fundit ka si synim 3 objektiva, që të mbështesë procesin e brendshëm të reformave në fusha të ndryshme, së dyti që të ndihmojë Shqipërinë që të respektojë angazhimet që ka si vend anëtar i KiE sa i përket standardeve europiane, dhe së treti për të mbështetur ambicien e Shqipërisë për t’u integruar në BE.
Pra ky dokument është në një linjë me procesin e integrimit ku ndodhet Shqipëria apo jo?
Absolutisht po. BE mbështet fort bashkëpunimin tonë jo vetëm si partner politik, por edhe nga ana financiare, pasi edhe kjo është e nevojshme.
Ky dokument ka si qëllim që të mbështesë Shqipërinë që të përmbushë detyrimet e saj specifike si anëtare e KiE. Po ku çalon më shumë Shqipëria sa i përket këtyre obligimeve dhe ku duhet të fokusohet më shumë?
Së pari më duhet të them që pjesa më e madhe e shteteve anëtare marrin rekomandime nga monitorimet tona, të cilat duhet t’i implementojnë. Pra nuk ka asnjë vend që të jetë perfekt. Këtë duhet ta kemi parasysh. Shqipëria për momentin po zbaton shumë mirë një sërë vendimesh nga Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, ku përfshihet edhe e drejta e pronës.
Ka gjithashtu një sërë rekomandimesh nga GRECO, grupi i shteteve kundër korrupsionit që kanë për qëllim të ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë më mirë objektivat e saj, dhe MONEYVAL që është konventa kundër pastrimit të parave e cila ka dhënë një sërë rekomandimesh. Ka shumë rekomandime, por mendoj se këto janë ndër më të rëndësishmet.
Dhe një tjetër po aq i rëndësishëm, është CEPEJ, (Komisioni Europian për Efikasitetin në Drejtësi) një instrument monitorues i KiE që mat funksionimin e sistemit të gjykatave dhe jep rekomandime se si ti përmirësojë ato, sa i takon kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore dhe efektivitetit të një gjykate. Dhe këtu ne bashkëpunojmë shumë për momentin.
Ju thatë që bashkëpunimi me KiE është mjaft i gjatë tashmë, por do të doja t’ju pyesja cili është konkretisht roli i zyrës së KiE në Tiranë dhe pse është e nevojshme prania e organizatës brenda vendit?
Siç e thashë, me kalimin e viteve bashkëpunimi ynë është bërë gjithnjë e më strategjik dhe gjithnjë e më i fokusuar në disa çështje. Zyra e bashkëpunimit të KiE ndihmon për të zbatuar projektet e bashkëpunimit që ne kemi.
Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse rrit përfshirjen e vendit pasi jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, me qeverinë, me agjenci të ndryshme, me shoqërinë civile dhe parlamentin në mënyrë që të rrisim përfshirjen dhe qëndrueshmërinë e rezultateve. Është shumë më ndryshe se sa një ekspert që vjen këtu, bën një trajnim dhe pastaj ikën.
Pra prania jonë këtu, garanton angazhimin tonë për të rritur qëndrueshmërinë por edhe garanton një kontakt dhe shkëmbim të përhershëm me partnerët shqiptarë të përfshirë dhe me komunitetin ndërkombëtar këtu, në mënyrë që të evitojmë të kundërshtojmë njëri tjetrin apo të bëjmë të gjithë të njëjtën gjë. Pra ka një koordinim të mirë me partnerët ndërkombëtare dhe organizatat këtu në Shqipëri.
Si e gjykoni bashkëpunimin e deritanishëm mes KiE dhe Shqipërisë?
Mjaft pozitiv. Jemi të impresionuar me nivelin e angazhimit të qeverisë dhe agjencive të tjera sa i takon këtij bashkëpunimi. Ne kemi rënë dakord së bashku për objektivat, kështu që është e qartë se edhe qeveria do të duhet të bëjë përpjekjet e saj për ti arritur këto objektiva, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme. Ndaj jemi të kënaqur.
KiE përmes organizmave të veta monitoruese siguron raporte të rregullta në fusha kyçe siç është lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar, të drejtat e njeriut etj. Dhe duke qenë se shpesh këto raporte kanë qenë kritike, a ka Këshilli i Europës mekanizma përforcues apo asistence për të ndihmuar Shqipërinë që të përmbushë rekomandimet?
Absolutisht po. Të gjitha projektet që ne propozojmë këtu, janë të bazuara në rekomandimet e monitorimeve. Kështu disa prej tyre janë më të fortë, siç është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj. Ndërsa ka edhe rekomandime më të buta të Këshillit të Ministrave.
Por çfarëdo lloj objektivi që është këtu, bazohet në rezultatet e monitorimeve për ato çka Shqipëria ka nevojë të përmirësojë në fusha të caktuara. Komisioneri për të drejtat e njeriut bën gjithashtu komente lidhur me këto çështje, çka është një lloj mekanizmi i pavarur monitorues.
Dhe si e gjykoni zbatimin e këtyre rekomandimeve nga ana autoriteteve shqiptare?
Do të thosha se kjo është një punë në progres e sipër. Shoqëritë nuk ndryshojnë brenda natës. Mendoj se është gjithmonë më e lehtë të ndryshosh ligjet se sa të garantosh zbatimin e duhur të tyre. Ndaj mendoj se jemi në një pikë ku kapaciteti implementues është veçanërisht i rëndësishëm. Por ju e dini edhe punën që po bëhet për reformën në drejtësi, që nëse miratohet, do të sigurojë një kuadër ligjor dhe institucional që mundëson procesin reformues.
Meqë përmendet reformën në drejtësi, aktualisht kjo është një prej reformave më të rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë. Cili është roli i KiE lidhur me këtë reformë? E dimë që Komisioni i Venecias pritet të japë një opinion nëse reforma është në përputhje me standardet ndërkombëtare, por a ka një rol tjetër që KiE mund të luajë në këtë drejtim?
Absolutisht po. Natyrisht që Komisioni i Venecias është jashtëzakonisht i dhe natyrisht është e qartë që do të japë edhe një opinion të vetin për këtë. Por përveç kësaj, ne kemi edhe instrumente të tjerë siç është komiteti kundër torturave, apo ndihma për profesionistët e ligjit mbi të drejtat e njeriut. Të gjitha këto shërbejnë për të përmirësuar funksionimin e drejtësisë.
Komisioni i Venecias sheh aspektin ligjor dhe institucional të procesit. Por ndërkohë kemi nevojë për instrumente të tjerë që ndihmojnë në zbatimin e këtyre pjesëve të reja ligjore që e ndihmojnë stafin gjyqësor që ti kuptojë apo aplikojë ato dhe ti interpretojnë ato në mënyrë korrekte. Dhe kjo bëhet në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë këtu si BE, USAID apo të tjerë që janë aktivë në këta sektorë.
BE e ka përsëritur shpesh se kjo reformë mbetet sfida më e rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë. Por nga ana tjetër kjo reformë ka shkaktuar jo pak debate politike. A bini ju dakord me qëndrimin që kanë shprehur edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë se politika duhet të qëndrojë larg kësaj reforme?
Padyshim, mendoj që nuk duhet të jetë vendim partiak. Një paketë reformash është absolutisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në mënyrë që të ecë përpara, apo që të sigurojë një mundësi për investimet dhe që do të tërhiqte investitorët e huaj. Ndaj dhe një gjë e tillë, nuk do të duhet të ishte një lojë e interesave të partive politike.
Kam parë që në dokumentin e prezantuar sot, përmendet si një prej prioriteteve korrupsioni në shëndetësi dhe arsim. A janë këto shqetësime për Këshillin e Europës?
Po, korrupsioni në shëndetësi dhe në arsim, janë shumë të rëndësishëm në këtë dokument. Po padyshim që janë shqetësim sepse e drejta e njeriut për kujdes shëndetësor nuk duhet të varet nga aftësia e tij për të dhënë ryshfet. Sistemi shëndetësor duhet të ofrojë eksesin bazë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse ata njohin një mjek apo dikë tjetër.
Kështu që po, natyrisht që është një shqetësim i madh për ne sepse korrupsioni në shëndetësi çon në shkeljen e të drejtave sociale, sa i përket trajtimit të barabartë në shëndetësi. Po kështu edhe arsimi është gjithashtu shqetësim. Dhe ne kemi zhvilluar në Shqipëri një kurrikulë për edukimin anti-korrupsion që përdoret tashmë në shkollat fillore, sepse duhet ta nisësh shumë herët. Por natyrisht nevojitet edhe një nivel tjetër për të zbuluar korrupsionin në arsim dhe për ta luftuar atë. Pra po punojmë edhe lidhur me këtë.
Ky dokument përfshin asistencë teknike apo edhe financiare?
Epo asistenca teknike është goxha e shtrenjtë. Vlera në total e këtij bashkëpunimi është rreth 18 milion euro, një shumë që do të mbulohet kryesisht nga 3 burime, buxheti ynë, programet e përbashkëta me BE-në në ato fusha që ata i konsiderojnë si më të rëndësishme dhe kontributet nga shtetet anëtare apo jo anëtare.
Ne kemi projekte bashkëpunimi që financohen nga BE, disa që financohen nga Zvicra dhe Norvegjia. Kështuqë tashmë kemi nisur të mobilizojmë burimet tona për të realizuar këtë bashkëpunim dhe kam besim që do të mund të realizohet.
Po përsa i përket rolit të qeverisë shqiptare?
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për pjesën e vet, për qëndrueshmërinë e këtij bashkëpunimi. Qeveria shqiptare duhet të garantojë që kur një projekt mbaron, rezultatet të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.
Kjo është një përpjekje goxha e madhe, dhe kërkon energji, pra një sfidë më vete.
Faleminderit zonja Taylor
Faleminderit juve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com