/ATSH-AFP/ - Dy ushtarë ukrainas dhe një luftëtar rebel janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në zonën lindore separatiste të Ukrainës ku luftime të izoluara vazhdojnë pavarësisht paqes së respektuar nga të gjithë, kanë njoftuar sot autoritetet ukrainase dhe rebelët në bilance të ndara.
"Dy ushtarë ukrainas janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit", ka njoftuar pa dhënë hollësira zëdhënësi i ushtrisë Andri Lisenko.
Ndërkohë ai ka akuzuar shkelësit e marrëveshjes se kanë gjuajtur disa herë me artileri të rëndë, kryesisht mortaja, pozicionet ukrainase.
Nga ana e rebelëve, agjencia zyrtare separatiste DNA ka deklaruar se një luftëtar është vrarë dhe tre janë plagosur gjatë këtyre 24 orëve duke cituar "Ministrinë e Mbrojtjes" të rebelëve.
"Ushtria ukrainase ka gjuajtur mbi pozicionet e separatistëve gjatë kësaj kohe, duke përdorur topa të rëndë, mortaja dhe armë të lehta" ka deklaruar "Ministria".
Kievi ndërkohë akuzon Rusinë se vazhdon të furnizojë me armë separatistët, gjë të cilën Moska përgënjeshtron me forcë pavarësisht provave të publikuara gjithnjë e në rritje nga mediat perëndimore, ukrainase dhe ruse.
Konflikti i armatosur në lindje të Ukrainës ka shkaktuar më shumë se 6 000 të vdekur brenda një viti.
/Shqiptarja.com