Kiev, kërcënoi të hidhte në erë një urë strategjike, arrestohet 42 vjeçari (VIDEO)

‘Ishte sulm terrorist’- kështu e justifikoi policia ukrainase operacionin  special kundër një njeriu të armatosur, i cili bllokoi një urë strategjike në Kiev, mbi lumin Dnieper.

Burri i armatosur kërcënoi të hidhte në erë sistemin e metrosë që kalon nëpër urë, duke gjuajtur në ajër.

Në videon e publikuar nga policia, mund të shihet burri që ecën ngadalë me makinë, pastaj hedh një pushkë nga dritarja, përpara se të shtrihej në tokë dhe të arrestohej.

Operacioni kërkoi impenjimin e rreth 300 forcave policore dhe një makine të blinduar.

Sipas mediave ukrainase, autori i kërcënimit është 42-vjeçari Olexi Belko, një ish ushtar dhe ish-banor i Krimesë, që kishte luftuar kundër forcave pro ruse në lindje të Ukrainës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë